Aksidenti tragjik me 8 të vdekur/ Dy trupa të pajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

LAJM I NDËRLIDHUR:

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/04/02/tragjike-ne-kelcyre-makina-del-nga-rruga-dhe-perfundon-ne-vjose-humbin-jeten-8-persona/

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :