Greqia ka shpallur tre ditë zie për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm ku përplasja e dy trenave shkaktoi 40 viktima dhe 66 të tjerë mbetën të plagosur.
Treni i pasagjerëve që besohet se po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut me rreth 350 pasagjerë në bord, u përplas me një tren mallrash që lëvizte në drejtimin e kundërt në luginën e Tembit. Ende nuk dihet pse të dy trenat po udhëtonin në të njëjtën shinë.
Sipas raportimeve shumica e pasagjerëve thuhet të jenë të rinj që po ktheheshin nga një ekskursion të zhvilluar me rastin e Kreshmës Ortodokse.




