Aksidenti në Lezhë/ Shtetasi francez humb jetën tek Trauma, arrestohet shoferi 23-vjeçari

Një shtetas francez ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë- Laç në afërsi të fshatit Spiten.

Samuel Çela pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është arrestuar nga policia.

Viktima Alian Peron 65 vjeç nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra gjatë përplasjes së dy makinave.

Në aksident janë përfshire dy automjete, ku siç shihet edhe në pamje makinat kanë patur një përplasje të fortë duke përfunduar në të dyja anët e parcelave.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :