Aksidenti i rëndë në Tiranë, rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut. Automjeti tip  “Audi A8” i drejtuar nga 20-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Mesohet se se ka humbur jetën 20-vjeçari që drejtonte Audin A8, duke e çuar numrin e viktimave në 3.

Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

Share it :