Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me furgonin

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne afersi te fshatit Bulgarec, ku mesohet te jene perfshire një makinë e një mjet tip furgon.

Policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit, ku fatmirësisht nuk raportohet  per të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

 

Share it :