Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzure ndër vite, sot të përzejmë ne ty
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Në ditën e 7-të të protestës së qytetarëve kundër qeverisë u shfaq dhe një pankartë mjaft pikante, që ka tërhequr vëmendjen
Me mbishkrimin “Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty”, pankarta është një mesazh i shqiptarëve të larguar jashtë vendit, drejtuar qeverisë
Në pankartë shfaqet një djalë veshur me një bluzë kuq e zi, ku shkruan “Diaspora”, dhe në të shfaqet siluetat e kryeqyteteve evropiane.




