Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar shqipatar ka humburt jetën në një aksident tragjik në Padova të martën.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.

Në atë moment, ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin. I riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundër të rrugës pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.

Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar apo që i riu shqiptar mund të jetë ndjerë keq papritur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :