Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorrit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 17:40, në Shënvlash të Durrësit.

55 – vjeçari me iniciale D.M udhëtonte me një motoçikletë Piagio, kur u përplas nga një automjet Opel, që drejtohej nga 28 – vjeçari me iniciale K. M..

55 – vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet kanë shoqëruar në polici drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :