Aksident i rëndë në Durrës, betoniera përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

Aksidenti ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18 rreth orës 12:15. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti

Share it :