Aksident i dyfishtë në Elbasan

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalim

Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :