AKSHI”, Balliu: Urdhërat buronin nga Kryeministria! SPAK të thërrasë Ramën!

AKSHI”, Balliu: Urdhërat buronin nga Kryeministria! SPAK të thërrasë Ramën!

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka komentuar mbrëmjen e sotme hetimet mbi aferën e AKSHI-t.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se SPAK, në kuadër të hetimeve, duhet të thërrasë Edi Ramën, pasi sipas tij urdhërat që zbatoheshin nga grupi, buronin nga Kryeministria.

Balliu theksoi më tej, se është cenuar siguria kombëtare, pasi të gjithë informacionet e shtetit janë te AKSHI, ndërsa shtoi se Rama ka përqëndruar pushtetin në duart e tij duke mos pyetur për organe drejtësie.

Balliu: Është dramatike se çfarë pasurie iu është vjedhur njerëzve dhe ne habitemi se çfarë pasurie iu është vjedhur qytetarëve. Është një çmenduri, ka një farë dakordësimi me këtë situatë, në shoqëri, media, diskurse publike. Ka filluar të bëhet normale, kjo anomali e çmendur. SPAK nëse do të bëjë gjë për Ergys Agasin, duhet të thërrasë Edi Ramën. Është një njeri pa asnjë post ekzekutiv, ku e gjen këtë fuqi që jepte urdhra. Kjo fuqi i vjen nga Edi Rama.

Pse Mirlinda Karçanaj e dëgjonte Agasin që këtë prokurim ta bënte nga 2 milionë euro në 4. Ky njeri ka emëruar rreth 70% të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe Ilir Prodën. E vetmja gjë që ndryshon këtu është banda, por sistemi është i njëjtë. Në këtë qeveri kudo që të prekësh vetëm qelb nxjerr. Banda është e vetmja që qëndron dhe bën presione të vazhdueshme.

Të gjithë institucionet janë të kapura, ku ka gjë të pa kapur. Ka tre qeveri sot në Shqipëri, një është qeveria Rama-Balluku, pastaj vjen qeveria ekzekutive, që janë drejtorët që caktohen nga Agasi, me polici dhe ekonomi. Qeveria e tretë është ajo për fasadë, që janë ministrat. As nuk i pyet njeri. Është vetë Rama me Agasët e vetë. Tani është futur Oltian Bistri, që mundohet të zëvendësojë Agasin. Këtu është bërë normale vjedhja, është bërë normal korrupsioni.

Del Mirlinda dhe thotë e ka fajin Daniel Shima, i cili as ka qenë në punë në 2024. Ku e gjejnë këtë arrogancë që pastrojnë 10 milionë euro me çokollata? Kanë arrogancë se kanë mbas Edi Ramën, por nuk e dinë që ai shet këdo që t’i del para, për të mbijetuar vetë. Sa agasë do dalin para dhe do i shesë për të shpëtuar veten e vetë.

Sa foli pak Elisa Spiropali, direkt i shkuan Tatimet, familjes, bashkëshortit, i shkuan në shtëpi. Tatimet janë një grup tjetër. Këta o të çojnë Tatimet, o të bëjnë presion, o të marrin peng si Gerond Meçen.

Këta janë bandë, por të gjitha këto vijnë me udhëzim nga Edi Rama. Kush është Ergys Agasi, çfarë bën? Këtë njeri të rëndësishëm e bëri Edi Rama, duke i dhënë të gjithë fuqinë që të vazhdonte partneritetin me krimin e organizuar. Ergys Agasi dhe AKSHI është prova e narkoshtetit. Daniel Shima nuk ka qenë në 2024.

Ku e ke deleguar firmën, se ky nuk ka qenë? Ja e delegove, nuk e delegove, a je drejtoreshë e AKSHI-t? Po kur në video Ergys Agasi të thoshte nga 2 milion euro, bëje 4 milion euro. Daniel Shima ishte apo ti? Një hajdut i kapur në flagrancë, gënjen publikisht. Këta pasi i konfiskojnë pasuri të cilat i kishte mohuar, i hiqet masa e arrestit. Në këtë dosje kemi një korrupsion kriminalo-shtetëror

Share it :