“Ajo që nuk u tha dje nga Bela Balluku, alias Bel(l)a Mafia për Portin e Durrësit”

Nga Adriana Kalaja

 

Po ndiqja me kureshtje debatin ditën e djeshme dhe përveç faktit se ishin shumë të parakorduar në gënjeshtra dhe mashtrime lidhur me sipërfaqen e truallit që i falet një kompanie me 10,000 lekë kapital (foto E.1),  më bëri përshtypje se:

E para, Bel(l)a Mafia kishte marrë përsipër të purifikonte detin, dhe nuk e di pse mu kujtua ai tipi që do rriste cilësinë e diellit.

E dyta, tha se kompania nuk është kompani offshore.

Për të parën nuk po lodhem të shkruaj se është humbje kohe për publikun.

 

Të merremi me faktin se kompani Eagle Hills Real Estate Development sh.p.k, është apo jo kompani ofsshore.

 

Referuar ekstraktit që kam paraqitur poshtë (E. 1), kjo kompani ka NUIS M1172600H njëjtë si kompania Symphony Reale Estate Developnent sh.p.k.

 

Po kështu, sipas E. 1, kapitali i saj është po 10,000 lekë dhe po këtë kapital do investojë 2.1 miliard Euro.

 

Le t’i marrim me rradhë hapat sesi kemi mbërritur te kompania Eagle Hills Real Estate Development:

 

1. Sipas veprimeve të paraqitura në E. 2, (shënuar 1 datë 10.01.2021), pasi bëhet publike fakti se Oltjon Hoxholli ishte administrator i kompanisë më kryesore të Kunatit të Lulzim Basha, nga kompania Symphony Reale Estate Development sh.p.k largohet z. Hoxholli e zëvendësohet nga z. Heinz (pra pasi ishin shitur zgjedhjet e 25 prillit 2021).

 

2. Sipas veprimeve të paraqitura në E. 3 (shënuar 2 datë 14.02.2022), për shumën 10,000 lekë largohet ortaku Symphony Invest Limited (ortaku i vetëm i Symphony Real Estate Development), dhe shtohet ortaku North East Real Estate Holdings Limited.

 

2.1. Referuar dokumentit P.1, kjo kompani është regjistruar në Ishujt Cayman më datë 18 maj 2021.

 

2.2. Referuar dokumentit P. 2, P. 3, P. 4 dhe P. 5  paraqitet rregjistri i antarëve  ku qartësisht shikohet se kjo kompani është e regjistruar në Ishujt Cayman.

 

2.3. Referuar veprimeve në E. 1, ortak i vetëm i kompanisë Symphony Real Estate Developmdnt është North East Real Estate Hildings Limited me 100 % pjesë në kapitalin prej 10,000 lekë.

 

3. Sipas veprimeve të paraqitura në E. 3 (shënuar 3 datë 27.06.2022), NDRYSHON EMRI nga Symphony Real Estate Development, në Eagle Hills Real Estate Development.

 

4. Sipas nenit 1 të Statutit (P.6), kompania  Symphony Real Estate Development, është e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663 dhe:

 

4.1. Këtë statut ka sot edhe kompania Eagle Hills Real Estate Development.

 

4.2. Sipas nenit 1 të kontratës së shitjes (P.7), kompania North East Real Estate Holdings Limited ka blerë aksionet nga kompania Symphony Invest Limited, rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663.

 

5. Megjithëse aksionet janë shitur më 23.12.2021 (P.9), administratori Viktor Heinz  ka mbetur ne detyrë deri më 27.06.2022.

 

6. Sipas autorizimit datë 08.09.2021, autorizohet znj. Elda Llambi (dikur e autorizonte edhe Kunati i Lulzimit), për të kryer veprime në institucione të ndryshme.

 

7. Po kështu, sipas autorizimit datë 22.06.2022, edhe vetë z. Alabbar autorizon znj. Elda Dhambi për të kryer veprime në institucione shtetërore.

 

Pra, fakti që ka të njëjtën seli, të njëjtin kapital, të njëjtit punonjës, kompania Eagle Hills Real Estate Decelopment është kompani Symphony Real Estate Development, e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr. 355663, tashmë me emër të ndryshuar (shih veprimin datë 27.06.2022 te E. 3).

 

Ja kshu kshu moj Bel(l) Mafia.

 

Nuk mbulohet dielli me shoshë megjithëse Durrësi ka diell me tepri.

 

Ps: Dokumentet e shënuar me të verdhë janë në anglisht për t’ja lehtësuar leximin Yuri Kim se shumë shpejt, provat që do shohë nuk do di të lexojë dot as amerikanisht.

 

 

 

Share it :