Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve
Emisioni PLUG
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për krenarinë e Edi Ramës, kompaninë “Air Albania”. Kjo kompani, iu prezantua shqiptarëve në vitin 2018 si nisja e një epoke të re në historinë e aviacionit modern.
Sonte do t`ju tregojmë në fakt se e gjithë fasada e propagandës për “Air Albania”, ishte një maskim I përdorimit të kësaj kompanie për t`I vënë në dispozicion charter personal Kryeministrit Edi Rama. Dhe kjo, me një faturë të majme financiare, që përllogaritet se ka kaluar vlerën e mbi 100 milionë eurove. Fillimisht, do t`ju tregojmë propagandën e qeverisë me “Air Albania”, derisa të ashtuquajturit hakera Iranian, nxorën të dhënat që tregonin se Kryeministri Edi rama kishte kryer qindra udhëtime me charter të padeklaruar.
Më 11 shtator 2018, qeveria miratonte zyrtarisht nisjen e krijimit të shoqërisë Air Albania. Kompania ajrore do të kishte tre ortak: Turk Hava Yollari (Turkish Airlines)me 49% të aksioneve, Albcontrol me 10% të aksioneve dhe kompaninë MDN Investiment shpk të sipërmarrësit Sinan Idrizi me 41%. Ndërkohë, katër ditë pas themelimit të shoqërisë, në Rinas do të ulej avioni I parë I Air Albania.
Në nenin 10 të aktit të themelimit të miratuar në qeveri, përcaktohej se kompania do të financohej me 200 mijë dollarë sapo të krijohej, ku secili nga aksionerët do të paguante vlerën sipas përqindjes takuese
Në nenin 11, përcaktohej se aksionerët nuk mund të transferonin kuotat në një afat kohor prej 5 vjetësh nga data e themelimit. Me kalimin ekëtij afati çdo transerim I kuotave do të bëhet me miratimin e asamblesë së përgjithshme me shumicë të ortakëve të cilët zotërojnë jo më pak se 55% të aksioneve të shoqërisë.
Kompania MDN e Sinan Idrizit, gjithashtu kishte edhe më shumë kufizime. Sipas pikës 4 të nenit 11, shoqëria MDN, për çdo ndryshim të kontrollit në MDN, do të jetë subject I aprovimit paraprak në Asamblenë e Përgjithsme me një shumicë të 55% të kuotave të shoqërisë. Ortakët e MDN do të japin aprovimet e nevojshme dhe do të bëjnë ndryshimet e kërkuara të dokumentave themeltare për të feflektuar detyrimet e përmendura në kët nen. Nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tjetërsimit të kuotave të veta të zotëruara në kapitalin e MDN-së te palët e treta në një vlerë prej 51% të kuotës/kuotave pa miratim paraprak të Asamblesë së Përgjithshme.
E citojmë këtë fakt, pasi shoqëria MDN e Sinan Idrizit, ndryshoi aksioner më pas, duke futur në lojë edhe shtetasin izraelit Ron Yeffet. Ndaj mbetet për t`u verifikuar nëse futja e Ron Yeffet si aksioner te Air Albania, është bërë me miratimin e qeverisë dhe mbi të gjitha të kompanisë turke Turkish Airlines.
Në 13 mars 2019, me anë të një VKM-je, qeveria miratonte marrëveshjen mes ortakëve Turk Hava Yollari AO, ALbcontrol SHA dhe MDN invesmtnet shpk si dhe statusin e shoqërisë Air Albania Shpk.
shteti shqiptar, do të futej aksioner në kompaninë Air Albania ku si kapital nuk do të paguante shumë financiare, por e kompesoi atë me dhënien e pasurive publike. Me një vendim të datës 16 maj 2018, qeveria vendos t`I marrë aeroportit Nënë Tereza një sipërfaqe prone prej 317.10 m2 dhe një sipërfaqe prej 38.40 m2 dhe tia kalojë Shoqërisë Albcontrol, e cila do ta përdorte si kapital të palës shtetërore për krijimin e kompanisë Air Albania.
Më 14 shtator 2018, në Aeroportin e Rinasit, në një ceremoni sa pompoze aq dhe propagandistike, u ul avioni I parë I kompanisë shqiptare “Air Albania”. Avioni ishte pagëzuar me emrin “Lasgushi”, emër ky I poetit Lasgush Pradeci. Në atë ceremoni, Kryeministri Edi Rama premtonte se pas Lasgushit, do të vinin me radhë dhe “Migjeni” që do të fluturonte drejt disa destiancioneve të Europës apo “Fan Noli”, që do të dërgonte e merrte shqiptarët në SHBA.
Rama e quante këtë një ëndërr të bërë realitet, ndërsa e kishte aq për zemër krijimin e Kompanisë “Air Albania”, sa shpesh gjatë fjalës së tij fliste në vet të parë.
Një ditë më pas, më 15 shtator 2018, “Lasgushi” fluturoi me liqenin e Pogradecit duke dërguar disa qindra student shqiptarë drejt stambollit, të cilët së bashku me Kryeministrin u bën udhëtarët e parë të linjës ajrore shqiptare, madje kryeministri thoshte se kjo ishte këmba më e mbarë për Air Albania.
Pak ditë më pas, “Lasgushit” I hipën dhe një numër I madh gazetrësh, të cilët gjithashtu fluturuan drejt Stambollit.
Opozita në atë kohë, ngriti dyshime se “air Albania” po shërbente si një kompani për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. Në tetor të vitit 2022, Homeland Justice, publikoi të gjitha udhëtimet e Kryeministrit Edi Rama nga viti 2004 deri në vitin 2022. Në këtë dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat, rezultoi se Kryeministri Edi Rama kishte kryer 50 udhëtime me charter. Ndërkohë, pas krijimit të kompanisë Air Albania, Kryeministri lidhi një kontratë me kompaninë e cila I vuri në dispozicion avionin “Ismaili”.
Për vitin 2020, Rama krey 18 udhëtime me charter, në 2021 33 fluturime dhe në 2022, kur plasi skandali I hakerave Iranian, kreu 13 udhtime me charter. Rama deklaronte në atë kohë, se nuk paguante para për këto udhëtime, pasi kishte lidhur një kontratë reklamimi me Air Albania, ku charteri vihej në dispozicion kundrejt promocionit që Edi Rama I bënte kompanisë.
EDI RAMA
Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!
Pas skandalit, opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit dhe shpenzimet e tij me Charter, por në 26 janar, Kuvendi me vota të mazhorancës rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës.
Ky vendim shtoi dyshimet se Air Albania nuk ishte gjë tjetër vecse taksia personale e Kryeministrit Edi Rama. Teksa qeveria refuzonte të bënte transparente kontratën e shërbimit me “Air Albania”, vetë kompania refuzonte të dorëzonte në qkb bilancet, nëpërmjet të cilave mund të hidhej dritë mbi kostot që paguante për shërbimet që I ofronte Edi Ramës.
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërtet, nxorën zbuluar kryeministrin. Por, historia do të merrte kthesë tjetër, kur ish-zëvendësKryeministri Arben Ahmetaj, do të denonconte në një nga intervistat në emisionin Çim Peka Live, se Air Albania u falimentua nga Edi Rama. Më 27 janar 2025, Ahmetaj shprehej se Air Albania vetëm një prej aksionerëve të saj, shoqërisë Turkish Airlines, I kishte shkaktuar 20 milionë euro humbje. Plug ka mundur të verifikoj deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të cilat janë jo vetëm të vërteta, por deri në fund të vitit 2025, vetëm Turkish Airlines, kompania Air Albania I ka shkaktuar më shumë se 30 milionë euro humbje, ndërsa kompania ka ndaj aksionerit edhe një borxh prej 53 milionë eurosh.
Sipas raporteve financiare të Turkish Airlines, që prej 31 dhjetorit 2019, humbja e Air Albania për kompaninë turke tejkalon pjesën totale të kapitalit që grupi I Turkish Airlines ka vendosur për themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve. Për këtë arsye, Turkish Airlines deklaron se humbjet që I janë shkaktuar nga Air Albania nuk I ka përfshirë në pasqyrat financiare të konsoliduara. Ndërkohë, nga viti 2019 deri në vitin 2025, Air Albania ka shënuar një humbje totale prej 30 mln dollarësh, apo gati 4.3 mln dollar humbje mesatarisht për çdo vit. Ndërkohë kompania Turkish Airlines.
2019 3 mln usd
2020 5 mln usd
2021 5 mln usd
2022 8 mln usd
2023 2 mln usd
2024 3 mln usd
2025 4 mln usd
Totali 30 Mln euro humbje
Në vitin 2020, detyrimet afatshkurtra që Air Albania I kishte vetëm kompanisë Turkish Airlines, pra aksionerit kryesor, shkonin në vlerën totale të 20 mln eurove. Në vitin 2021 këto detyriume shkonin në 28 mln euro, ndërsa në vitin vitin 2022 shkonin në 26 mln dollar. Për vitin 2023 detyrimet afatshkutra të Air Albania ndaj Turkish Airlines shkonin në 36 mln dollar. Në 2024 shuma rritet në 38 mln dollar ndërsa në 2025 detyrimet afatshkurtra zerohen dhe kompania Turkish Airlines deklaron se Air Albania I ka zero detyrime afatshkurtra. Mirëpo, këto detyrime nuk dihet nëse lidhen me asete, pasi në 2025, Turkish Airlines vendos të marrë avionët që I kishte dhënë në përdorim Air Albanias.
Megjithatë në një raport të tremujorit të parë të vitit 2026, I siguruar nga Plug, Turkish Airlines deklaron se kompania “Air Albania” I ka një borxh prej 53 milionë dollarësh.
Pra, Sinan Idrizi, por tashmë edhe qeveria shqiptare si pjesë e aksionerëve, do të duhet të shlyejnë 53 milionë dollar borxhe ndaj Turkish Airlines, e cila është gjithashtu kompani aksionere në Air Albania. Kjo kompani, siç do tju tregojmë në vijim, ka vendosur të largohet nga kapitali aksionar I “Air Albania”, ndërsa ky largim duket se do të kryhet vetëm kur të marrë edhe qindarkën e fundit.
Kompania MDN Investmnet u themelua më 7 maj 2018 nga Sinan Idrizi. Kapitali I shoqërisë ishte 100 mijë euro, ndërsa objekti I veprimtarisë ishte fusha e Aviacionit Civil. Tre muaj pas themelimit, Sinan Idrizi vendos të shesë 77% të kuotave të shoqërisë. Najada Idrizi blen 27% të kuotave për 27000 euro, Rejana Idrizi gjithashtu blen 27% të aksioneve për 27000 mijë euro dhe në lojë futet dhe një emër I panjohur deri në atë kohë për shqiptarët, shtetasi izraelit Ron Yeffet, I cili blen 23% të kuotave për 23 000 euro. Ndërkohë pas këtij veprimi Sinan Idrizit I mbeten vetëm 23% të kuotave të kompanisë.
Futja e Ron Yeffet si aksioner në shoqërinë e Sinan Idrizit, e cila ishte aksionere e kompanisë Air Albania, ngre dyshime të forta se kjo lëvizje është bërë me dijeni të plotë nga Kryeministri Edi Rama, I cili e ka mik personal sipërmarrësin izraelit, I cili më pas do të bëhet pjesë edhe në industrinë e armatimeve në Shqipëri.
Por një muaj pas këtij transaksioni. Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet, vendosin të heqin dorë nga aksionet e shoqërisë MDN Investment, duke shitur aksionet e tyre te shtetaset Janada dhe Rejana Idrizi. 46% të aksioneve që zotëroheshin nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet shiten për vlerën e 46 000 eurove te Najada dhe Rejana Idrizi.
Për vitin 2018, kompania MDN Investment deklaron vetëm pagesën e kapitalin në shumën e 74 mijë eurove, një sponsorizim në fushëm e rreth 1200 eurove, një drekë pune rreth 300 euro dhe zero të ardhura.
Më 28 maj 2019, Bashkëshortja Najada dhe vajza e Rejana e Sinan Idrizit, marrin një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ndërsa si barrë siguruese lënë piërkisht 100% aksionet e shoqërisë MDN Investment shpk. Automatikisht, nëpërmjet këtij veperimi, lihet si barrë siguruese aksionet e shoqërisë edhe në kompaninë Air Albania. Vlera e kredisë së marrë në bankë nga dy familjaret e Sinan Idrizit dhe ky I fundit vet nuk deklarohet. Por në bilancet e vitit 2019, kompania regjistron një detyrim afatgjatë prej 529 mijë eurosh. Për vitin 2019, kompania deklaron humbje në vlerën e 30 mijë eurove.
Edhe për vitin 2020, kompania deklaron zero të ardhura dhe një humbje prej 100 mijë eurosh. Në vitin 2021 shoqëri e Sinan Idrizit regjistron përsëri zero të ardhura, ndërsa borxhi ndaj institucioneve të kredisë rritet në 775 mijë euro. Ndërsa humbja e kompanisë shkon në 4 mijë euro. Për vitin 2022, kompania regjistron 35 mijë euro humbje. Por ajo që bie në sy në këtë vit, kompania e Sinan Idrizit deklaron se ka shlyer kredinë prej 775 mijë eurosh, ndërsa nuk deklarohet se me çfarë parashë është shlyer kjo kredi. Ndaj I mbetet SPAK të hetojë se ku I gjeti Sinan Idrizi, që një kompani me zero të ardhura dhe me humbje, arrinë të shlyeje një kredi prej 775 mijë eurosh brenda një viti. Kompania në bilancet e saj nuk deklaron se është financuar nga ortakët apo ka marrë hua në individ, çka mund të legjitimonte edhe këtë veprim financiar.
Megjithatë, në vitin 2021 kompania deklaronte se kishte të drejta të arkëtueshme nga njësi ekonomike ku ka intersa pjesëmarrëse në vlerën e 640 mijë eurove. Intesa ekonomike pjesëmarrëse, kjo shoqëri rezulton se ka pasur vetëm në kompaninë Air Albania në atë kohë??? Duhet ta verifikoj këtë pjesë.
Por kompania Air Albania, nuk ka depozituar bilance në QKB dhe nuk mund të vërtetojmë nëse kjo shoqëri ka shpërndarë dividend për kompanitë aksionere në vitin 2022. Ndërkohë nga ana tjetër, nga të dhënat e Turkish Airlines, në vitin 2022 kompania Air Albania I shkaktonte mln euro humbje kompanisë turke, e cila mesaduket ka qenë investitori I vetëm tek “Air Albania” si në logjistikë ashtu dhe në para për të mbajtur në ajër avionët e krenarisë së Edi Ramës.
Në vitin 2023, MDN Investment e Sinan Idrizit deklaron se ka mjete monetare rreth 1 mln euro. Edhe në këtë vit kompania deklaron zero investime, tituj pronësei, dhe zero të drejta të arkëtueshme. Gjithashtu kompania deklaron se ka 160 mijë euro active, pa specifikuar se në çfarë aseti janë ato. Në këtë vit kompania deklaron se ka detyrime në njësi ekonomike ku ka aksione në vlerën e 227 mijë eurove, 13 mijë euro detyrime ndaj sigurimeve shoqërore dhe 2300 euro detyrime tatimore, ndërsa humbja e vitit 2023 kap shifrat e 76 mijë eurove.
Edhe për 2024 kompania deklaron 1 mln euro mjete monetare, nga këto 169 mijë euro janë active afatshkurtra. Për vitin 2024 borxhi ndaj njësive ekonomike ku ka aksione shkon në 265 mijë euro, ndërsa detyrimet për sigurimet shoqërore rriten në 18 mijë euro, ndërsa detyrimet tatimore në rreth 5600 euro. Humbja e vitit regjistrohet në rreth 120 mijë euro. Viti 2024 është viti I fundit që kjo shoqëri ka regjistruar bilance në QKB, ku nga ato të dhëna që tregohen, duket qartë se kompania e Sinan Idrizit thjesht u përdor nga Edi Rama si aksionere në shoqërinë “Air Albania”.
Pra, thënë më thjeshtë, të vetmit që kanë investuar para dhe kanë ofruar garanci për operimin e “Air Albania”, kanë qenë aksionerët e Turkish Airlines, të cilët sot kërkojnë borxhet që kompani shqiptare u ka.
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben Ahmetaj denoconte skandalin e fundosjes së Air Albania, kjo shoqëri ishte tashmë në disa procese gjyqësore brenda dhe jashtë vendit për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj furntiorëve. Në vijim do t`ju tregojmë një nga rastet, që ngre dhe hije të forta dyshimi për ndikim mbi sistemin e drejtësisë apo dhe ndërhyrje në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të fshehur gjurmët e borxheve të Air Albania.
Më datën 26 dhjetor 2025, Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë, vendos sekuestro për llogaritë e “Air Albania”. Gjykata urdhëronte shoqërinë përmbarimore “QEVA”, që të kryente procedurat e sekuestrimit ndaj kompanisë Air Albania, e cila sipas të dhënave të vendimit gjyqësor, do të duhet të shlyente në mënyrë të menjëhershme shumën prej 1.2 milionë eurosh ndaj kompanisë IBN shpk, për tre fatura të vitit 2024.
VENDIMI GJYKATËS
Ne kushtet kur per ekzckutimin e titullin ckzekutiv, Falura Tatimore Shitje (Me TVSH) me Nr.10/2024 date 14.08.2024 ne yleren 59,736.895. Fature Tatimore Shitie Me TVSH me Nr.12/2024 . date 20.08.2024 ne vlerër 24 614,175.88 dhe _ Fatura Tatimore Shitie (MeTVSH me Nr 102024 date 14.08.2024, ne vleren 38,303 161192 total ne shumen 122,654,233 28 (Gjykata e Shkalles sẽ Parè e Juridiksionit te Pergjithshem Tirane, ka lẽshuar Urdhrin c Ekzckutimit, Vendim me Nr. 10175 Regj, Them, date 16,12,2024, ku eshte vendosur detyrimi I debitorit Air Albania të paguajë shumën e 122 milionë lekëve.
Pas këtij vendimi, kompania Air Albania, këkron një sigurim padie në Gjykatën e Tiranës. Në 10 janar 2025, Gjykata Rrëzon vendimin e pezullimit. Më 14 shkurt 2025, Air Albania I drejtohet përsëri gjykatës së Apelit ku kërkon që të rrëzohen titujt ekzekutiv për të paktën 10 fatura ndaj shoqërisë IBN, vlera e të cilave shkonte në 4.7 milionë euro. Por në 13 maj 2025, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, gjykata e apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke detyruar Air Albanian të paguajë borxhin prej 4.7 milionë eurosh ndaj shoqërisë IBN shpk.
GJYKATA E APELIT
Ndryshimi I vendimit datë 10.-01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitt ë Përgjithshëm Tiranë si vijon:
Rrëzimi I kërkesës për pezullimin e veprimeve përmbarimore. Kundër këtij vendimi mund të bëhet recurs në gjykatën e lartë brenda 5 ditëve. U shpal në tiranë më 13. 5. 2025.
Vendimet e gjykatave, u regjistruan në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por më pas në mënyrë skandaloze dhe antiligjore, të gjitha vendimet e gjykatave, u fshinë nga sistemi I QKB. Edhe sot e kësaj dite ato nuk gjenden të ngarkuara në ekstraktin e QKB të kompanisë Air Albania. Megjithatë Plug disponon vendimet e plota, ndërsa ato kanë lënë gjurmë në ekstrkatin e qkb.
Madje, vendimi i Gjykatë së Shkallës së Parë ngre hije dyshimi, pasi i njëjti gjyqtarë ka dhënë dy vendimi të ndryshme brenda një jave, që kundërshtojnë njëra tjetrën dhe vendimin nuk është zbardhur akoma pavarësisht se çështja ka mbaruar në apel, e afatet ligjore janë tejkaluar në kundërshtim flagrant me ligjin.
Përveçse faktet fshihen duke marrë atributet e Gjykatës, një nënpunës i administratës përcakton, se cili vendim gjyqësor duhet të jap efekte dhe a duhet apo s’duhet paguar detyrimi ndaj kompanisë “I.B.N.” shpk.
Ndryshimi i vendimit të gjyqtarit që kundërshtoi veten dhe moszbardhja e tij, fshirja nga sistemi i QKB të gjobës në Ekstraktin Historik të kompanisë, hedh dyshimet se në lojë janë interesa financiare okulte dhe fije që nuk dihet se ku përfundojnë.
Pyetja që ngrihet është nëse një specialist I zakonshëm I QKB, do të kishte guximin të ndërhynte në mënyrë flagrante në ekstraktin e një kompanie, nëse ky zyrtar nuk do të merrte urdhër nga larta për ta bërë një veprim të tillë?! Ndaj kësaj pyetje mund ti përgjigjet SPAK, se kush urdhëroi që QKB tgë fshi vendimet e gjykatës për borxhet e Air Albnanias.
Ndërkohë që ndodhnin këto zhvillime dhe shqiptarët do të zgjidhnin më 11 maj të vitit të 2025, duket se për atë që po ndodhte në gjykata ishte në dijeni të plotë Edi Rama. Në 8 maj, teksa përdorte për propagandë Aeroportin e Vlorës, Edi Rama deklaronte se kompania Air Albania ishte në një fazë të vështirë tranzicioni, por që do të hynte në një rrugë të re.
Madje, në të njëjtin takim, pasi fliste për sukseset e Air Albania, Edi Rama u tregonte shqiptarëve edhe krijimin e kompanisë Air Kosova, e cila sipas kryeministrit do të kishte bazën në Aeroportin e Kukësit, që në fakt sot është kthyer në një park fotovoltaik.
Borxhet ndaj kompanive shqiptare u fshehën, pasi kryeministri kontrollon jo vetëm Qendrën Kombëtare të Biznesit, por edhe gjykatat në vend. Por nëse vetëm një kompani shiptare ka deklaruar se Air Albania I ka plotë 4.7 milionë euro borxhe, ato ndaj kompanive të huaja, kryesisht kompanive që ka marrë avion me qira, shkojnë në disa dhjetëra milionë euro. Në vijim plug do të zbardh të dhëna eksluzive që tregojnë se Air Albania është sot në disa procese gjyqësore me kompani të cilave u mori borxh “Lasgushin”, “Migjenin”, “Ismailin” apo “NAimin”. Ndryshe nga rasti shqiptar, ku qeveria u mbylli gojën me pahir kompanive vendase, në rastin e gjyqeve ndërkombëtare, qeveria po ndjek një strategji të re. po paguan dhjetëra milionë euro në heshtje, ndërsa jo zyrtarisht Air Albania është pa krah, nuk fluturon më…
Plug ka zbuluar të dhëna të tjera, të cilat krijojnë një ide sesa është borxhi që Air Albania u ka kompanive ku ka marrë me qira avionët për të kryer operimin për transportin e udhëtarëve. Studio ligjore Chamber and Partners, ka një njoftim të vitit 2023 ku njofton se ka këshilluar kompaninën Gat Aircraft And Engine Leasing Limited që t`I japë me qira kompanisë “Air Albania” dy avionë Airbus A320-200 neo. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga dy përfaqësues të Chambers & Partners, Alban Caushi dhe Anisa Rrumbullaku.
CHAMBERS & PARTNERS
CR Partners në bashkëpunim me Karanović & Partners kanë këshilluar GAT Aircraft and Engine Leasing Limited në lidhje me marrëveshjet e qirasë së avionëve që kompania nënshkroi së bashku me Air Albania shpk. Anëtarët e ekipit tonë, Partnerët Alban Caushi dhe Anisa Rrumbullaku, ndihmuan qiradhënësin në shqyrtimin e CP-ve të marrëveshjeve të qirasë dhe këshilluan mbi paraqitjet e nevojshme lokale që duhet të bëhen në Shqipëri në lidhje me regjistrimin e avionëve dhe procesin e çregjistrimit të dy avionëve Airbus A320-200.
Plug zbuloi më tej, se marrëveshja mes Air Albania dhe Gat Aircraft And Engine Leasing Limited, është nënshkruar në vitin 2023. Sipas njoftimit të bërë nga vet kompania me seli në Irlandë, avionët Airbus A320 janë dorëzuar që në tremujorin e parë të vitit 2023. Ndërsa kompania thekson se marrëveshja e bërë me “Air Albania” është për periudhë afatgjatë.
GA TELELESIS
GA Telesis, LLC (“GAT”) njofton dorëzimin e dy avionëve A320 me qira afatgjatë për Air Albania. Avionët janë pjesë e flotës në pronësi të GA Telesis dhe iu dorëzuan Air Albania në tremujorin e parë të vitit.
Në njoftimet publike nuk jepen të dhëna mbi kostot e marrëveshjes, pasi ato natyrshëm janë konfidenciale. Megjithatë, disa faqe të specializuara të udhëtimeve ajrore, orientojnë Plug se kosto mujore për një avion, të modelit Airbus A320, shkon deri në 400 mijë dollar në muaj.
Sipas ëebsitet iba.aero, qiraja e një avionic Airbus A320 neo vlerësohej në vitin 2024 në 400 mijë dollar në muaj I marrë me qira.
IBA AERO
Tarifat e qirasë në treg për avionët me trup të ngushtë kanë mbetur të qëndrueshme në tremujorin e fundit, pas një rritjeje të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit 2023. Tarifa e qirasë në treg për një Airbus A320neo të ri dhe Boeing 737 MAX 8 është rreth 400,000 dollarë në muaj, ndërsa për A321NX është rreth 460,000 dollarë.
Duke iu referuar këtyre shifrave, për vetëm një vit, qiraja e dy avionëve Airbus A320 që kompania “Air Albania” ka marrë te kompania Gat Aircraft, ka kushtuar minimalisht 9.6 milion euro. Ndërsa nëse e llogarisim për tre vjet, kjo shifër ka shkuar në rreth 30 milionë euro. Thënë më thjesht, për vetëm dy avionë të marrë me qira, Sinan Idrizi do të duhet t`I paguante kompanisë Irlandeze rreth 30 milionë euro për vitet 2023, 2024 dhe 2025. Por kompania shqiptare nuk I është përmbajtur marrëveshjes dhe për këtë arsye kontrata ka përfunduar në gjykatë, Plug zbulon se kompania Gat Aircraft And Engine Leasing Limited në datën 4 gusht 2025 ka paditur në një gjykatë arbitrazhi kompaninë “Air Albania” për shlyerjen e detyrimeve të qirasë së avionevë Airbus. Deri 17 shkurt janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, ndërsa çështja është ende në process.
Lajmi i padisë është bërë publik fillimisht nga Ch-Aviation, një portal zvicerian i specializuar në lajmet e aviacionit. Portali zvicerian ka kontaktuar edhe palët për këtë zhvillim.
GA Telesis refuzoi të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim, ndërsa Air Albania dhe Turkish Airlines nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura të ch-aviation për koment. Turkish Airlines mban një pjesë prej 49% të aksioneve në Air Albania. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se ZA-ASM është parkuar në Aeroportin e Stambollit që nga 6 gushti, pak pasi GA Telesis ngriti padinë. Disa media shqiptare raportuan se avioni ishte konfiskuar, megjithëse ch-aviation nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. Ndërkohë, avioni ZA-MMK është pezulluar në Aeroportin e Stambollit që nga 22 korriku 2024.
Jo vetëm kompania amerikane nga Florida me seli në Irlandë, por Plug zbardh ekskluzivisht se ndaj Air Albania është ngritur një tjetër padi në arbitrazh. Kompania Airline GEO SKY LLC gjithashtu kërkon nga “Air Albania” që t`I paguajë qiranë për një avion model Boeing 737. Padia është regjistruar në 25 mars 2025, ndërsa seanca e dëgjimit është mbajtur në 30 janar 2026 para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit.
Në njoftimin e gjykatës nuk jepen detaje për vendimin. Por Plug zbardhi një artikull të faqes së Zyrës ligjore “Horizon”, e specializuar për çështje të aeronautikës, transportit dhe energjisë. Sipas faqes së kësaj zyre ligjore, në një njoftim të publikuar në 30 prill 2026, rezulton se Air Albania ka pranuar para gjykatës borxhin ndaj shoqërisë Airline Geo Sky LLC, madje theksohet se ka kryer dhe një pagesë të pjesësshme të këtij borxhi.
HORIZON
Airline Geo Sky LLC (“Geo Sky“) kërkoi gjykim të shkurtuar në lidhje me kërkesën e saj për qira të papaguar sipas një marrëveshjeje qiraje të njomë për një Boeing 737. I Padituri, Air Albania, nuk e kundërshtoi qiranë e papaguar dhe dy herë pranoi se borxhi ishte i detyrueshëm dhe madje bëri një pagesë të pjesshme. Air Albania nuk udhëzoi këshilltarin ligjor për të mbrojtur kërkesën për gjykim të shkurtuar. Përveç borxhit themelor dhe interesit, Gjykata konfirmoi gjithashtu se Geo Sky mund të zbatonte një dëmshpërblim në marrëveshjen e qirasë dhe të rikuperonte shpenzimet ligjore që kishte pasur në lidhje me borxhin e detyrueshëm sipas marrëveshjes së qirasë. Gjykata i akordoi këto shpenzime të plota (duke përfshirë tarifat e avokatit vendas shqiptar), duke vënë në dukje se një dëmshpërblim kontraktual në lidhje me shpenzimet nuk kërkon të njëjtin vlerësim të “arsyeshmërisë” siç zbatohet për rikuperimin e shpenzimeve sipas Rregullave të Procedurës Civile.
Shoqëria Airline Geo Sky LLC nuk deklaron të dhëna mbi kohën kur është nëshkruar kontrata e qirasë me Air Albania dhe sesa ka qenë afati I saj. Megjithatë, Plug ka zbuluar një deklaratë të Belinda Ballukut, të vitit 2019, e cila njoftonte në atë kohë se avionic Boeing 737 ka mbajtur emrin “Migjeni” dhe ka ardhur në Shqipëri më 30 shtator 2019.
Edhe ky model, sipas të dhënave që gjenden në faqe të specializuara të aeronautikës, ka një qira mujore prej rreth 400 mijë dollarësh.
Por teksa në gjykatat e huaja, kanë nisur paditë ku kompanitë e huaja I kërkojnë “Air Albania” dhjetëra milionë euro detyrime të papaguara, duket se këto para do t`I paguajnë qytetarët shqiptarë. Portali zviceran I specializuar për aeronautiëkn Ch Aviation, shkruante më 19 mars, se qeveria shqiptare kishte marrë përsipër të paguante 40 milionë euro, apo një pjesë të borxhit prej 100 milionë eurosh që “Air Albania” u kishte palëve të treta për qira avionësh, tarifa aeroportuale apo ushqim.
CH AVIATION
Qeveria shqiptare nisi një plan shpëtimi prej 40 milionë dollarësh për të shpëtuar transportuesin kombëtar. Ky veprim vjen pasi Turkish Airlines u tërhoq dhe shiti 49% të aksioneve të saj në fund të vitit 2025, gjë që çoi në grumbullimin e rreth 100 milionë eurove borxh nga linja ajrore dhe më pas në heqjen dorë nga Certifikata e Operatorit Ajror. Përpjekjet e qeverisë për të shpëtuar situatën përfshijnë: Shpëtimi prej 40 milionë dollarësh: I drejtuar nga zyra e Kryeministrit për të shlyer detyrimet e prapambetura. Supozimi i Borxhit: Qeveria po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxhit total prej 100 milionë eurosh të linjës ajrore ndaj furnizuesve, tarifave të aeroportit dhe qiradhënësve.
Më 21 mars 2026, edhe portali Aero Telegraph, shkruante se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë 35 milionë euro detyrime të prapambetura të “Air Albania”, me qëllim që kompania e falimentuar tashmë të shmang gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit.
AERO TELEHGRAPH
Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë.
Madje, më herët, sipas një njoftimi të bërë nga një zyrë ligjore për gjyqin që Air Albania kishte zhvilluar me një nga kompanitë ajorore ndaj të cilës kishte marrë avion me qira, u zbulua gjithashtu se ndaj kësaj kompanie ishte paguar një pjesë e borxhit gjatë fillimit të këtij viti. Deri më tani nuk dihet shuma e paguar, por të dhënat që plug do të tregojë në vijim ngrenë dyshime të forta se paratë janë paguar nga taksapguesit shqiptarë.




