Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej koka e inceneratorëve, sa të lëvizte qeverinë.
“A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qene aq i fuqishëm që te ve ne lëvizje qeverinë, bashkinë. Duhet të isha Guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?”, tha ai per Opinion.




