Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen, dallon urimi i bashkëshortit

Jakub Kindl ka vendosur ta urojë me dedikimin më romantik, bashkëshorten e tij, Afërdita Dreshaj në ditëlindjen e saj.

Ai ka publikuar disa nga momentet më të bukura me të dhe krah tyre ka shkruar: “Ti do ta kesh gjithmonë zemrën time, siç bëre që në fillim. Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime e bukur”.

Poshtë këtij urimi nuk ka munguar as komenti i Afërditës, e cila ka shkruar: “Të dua përgjithmonë”.

Kujtojmë se Kindl ka shkruar gjithmonë fjalët më të ndjera për partneren e tij dhe e ka surprizuar shpeshherë me dhurata nga më të ndryshmet dhe darka romantike.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :