Afera McGonigal/ Lubonja: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën. S’lejon krijimin e Komisionit Hetimor

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se pritshmëritë nga seanca e sotme në Kuvend për çështjen McGonigal nuk ishin të mëdha.
Ai ka bërë me dije se nuk priste që kryeministri Edi Rama të jepte sqarime mbi përfshirjen në këtë skandal, megjithatë shtoi se më shqetësuese se të gjithë i dukej fakti se kryeministri kërkonte të dilte mbi ligjin dhe Kushtetutën për të mos lejuar krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje.

“Nuk kisha interes për seancën sot, e prisja këtë skenar. Ajo që mund të pritej duhet të ishte një agresivitet me bilbila e opozitës por nga Rama nuk pritej të jepte sqarime apo të bënte debat.

Share it :