Abilekaj: Fatos Tushe është thjesht viktima e parë, SPAK duhet të godasë më lart

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Fatos Tushe është një viktimë.

Sipas Abilekaj, procedurat e tenderave të çoijnë në majën e Piramidës.

“Procedurat e tenderave të çojnë në majën e piramidës. Fatos Tushe është viktima e parë dhe tenderi vazhdon deri në KPK, e ata anëtarë të KPK duhet të thonë pse kanë votuar kundër ligjit. Kanë thënë se hajde që të arrestojmë një person në Lushnjë se e fitojnë, edhe gomar të zgjedhin ka thënë Berisha, e marrin zonën e Lushnjës. Tushe ishte një viktimë dhe SPAK duhet të funksionojë për të goditur më lart”, deklaroi Abilekaj.

Share it :