I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Astrit Patozi një ndër kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike është shprehur se nuk është dorëhequr nga gara, por thjesht nuk do të jetë pjesë e farsës. “Unë vazhdoj të jem dhe do mbetem kandidat për kryetar të PD për aq kohë sa do ketë garë. Unë jam kandidat në garë, por jo në këtë farsë dhe ky qëndrim nuk do ndryshojë. Ne do bëjmë përpjekjet që ta fusim në shina procesin e zgjedhjeve të PD-së”, u shpreh Patozi.




