A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama?!

A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama?!

 

Linda Rama

Linda Balluku

Linda Karçanaj

Cilën po përpiqet të mbrojë nga burgu Edi Rama?!

Nëpër takime rastësore në Evropë teksa përpiqet të bëjë liderin e madh, Ramën tashmë po e qesëndisin live.

Refuzimin e ka publik. Kthehet në Tiranë dhe turret të mburrë mënyrën e vjedhjes kërdisëse. Prokurimet. Tenderat. Bash për ato tendera ka gjithë qeverinë e gjysmat e bashkiakëve në SPAK

Me forcën e kartonave nga shantazhet e shumta të Ballukut refuzoi heqjen e mandatit të të pandehurës, rrëzoi dy herë IBAR duke marrë refuzim procesit të integrimit nga BE

Detyroi bashkë me Gys koordinator Agasin dhe arsenalin e pafundëm përgjues, Gjykatën e Lartë sadushiane, të ndërronte masën e sigurisë për Karçanajn në detyrim paraqitjeje. Një ndër të akuzuarit kryesorë të Organizatës Kriminale e la të lirë. Detyroi taborret mediatike të bënin lavazh pafajësie. Një incenerator lëvizës.

Përse?!

Nuk është sekret. Në ato furgonë me përgjime del edhe emri Linda Ramës. Lidhjet e dyshuara flasin për tenderat e marrë nga baxhanaku i të shoqit.

Në një vit janë bërë 800 pagesa nga thesari në këtë adresë biznesi. Diçka më shumë se dy herë në.ditë.

Pyetjet janë?!

A ka rënë në kurthin e përgjimeve ambientale të hetimit Linda Rama?!

A ka dhënë ajo porosi dy Lindave të tjera, të teknologjisë dhe qeverisë, dy të pandehurave të Organizatave Kriminale për qoka tenderash?!

A po ecën pak breshkërisht Struktura e Posaçme në këtë drejtim?!

A ka heshtu ajo për emrat e Linda Ramës dhe Frangut?!

A ka pasur një tentativë për masë sigurie për Linda Ramën?!

A po mbrohet Karçanaj dhunshëm me çdo mjet për të mos shkuar te Linda Rama?!

Po Ergys Agasi a ka në arkivin e tij, biseda kompromentuese për Lindën e shtëpisë së kryeministrit?!

Agasi është një tjetër i kërkuar i patrazuar të.cilin as drejtori i ri, që bën policinë bashkiake, as ai që iku, nuk kanë kokërr takati ta arrestojnë, se KM është i vjetri, shefi i të dyve, mbrojtësi i “Gysëve”.

Struktura e Posaçme po përcjell idenë se heton, mbledh prova, pastaj vepron. Ndonëse perceptimi publik, ku nuk mungojnë juristë e ekspertë, komprometon kohën e zgjatur për veprime të dukshme. Nëpër korridoret e Prokurorisë e vlrteta është ndryshe nga ajo jashtë mureve të saj, pavarësisht iluzionit transparent të xhamave.

Gjithnjë SPAK-ut, po i del një Lindë tepër në librin e të pandehurve! Kjo nuk zgjidhet me negociata por me Gjykata..! Gjithnjë pa e tepruar me pritshmëri magjike, vendimin e gjyqsorit me anemi të pashëruar..! Rezoluta e votuar konsesnualisht ishte një penallti e vjedhur me leje kompleksuese të opozitës nga mazhoranca..Por dukshlm pa rezultat goli në portën e BE…

Share it :
Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste! Nga Boldnews.al Është njësoj si një piroman recidivist ta emërosh “rojtar pylli”, pasi t’i kesh dhënë në duar benzinë dhe shkrepëse. Kjo ndodhi në Parlament, kur deputetët e mazhorancës zgjodhën Genta Tafa Bungon, Komisioneren Kundër Diskriminimit. Ish-anëtarja e KPK-së (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte emri që socialistët nuk mund ta kthenin kurrë pas… Emri që mori bekimin e mazhorancës që do të drejtojë “institucionin e pavarur”, u përfshi në një skandal të dyshuar serioz ku pretendohet se në një audiopërgjim ajo shprehet: “Do t’i heqim ata malokët”, duke iu referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriu i vendit. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Të gjithë në rresht 83 vota të socialistëve e katapultuan Bungon në “institucionin e pavarur”. Ndër të tjera Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, vendbanimit etj. Paradoksalisht e akuzuar si e dyshuar për diskriminim krahinor e gjuhësor mori postin e personit që të mbron nga diskriminimi. Një detyrë që ajo nuk e kishte preferencën e saj të parë, por siç i rrodhi situata duhet të jetë e lumtur. Ajo aplikoi për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë, por pas verifikimit të kriterit të pasurisë, Bungo nuk e kaloi këtë test, duke mos justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e pantundshme. Pasi nuk u pranua si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të moskalimit të kriterit të pasurisë, vendosi të katapultohej nga socialistët në zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit.