Saimir Perihana
Duke ecur, ashtu i kërrusur nga pesha e mendimeve dhe e mundimeve që i përkasin po ashtu edhe qytetit tim, ashtu i zymtë edhe i papunë, vendosa të shkoja tek zona tradicionalisht e quajtur zona e Bllokut, zona dikur e ndaluar gjatë periudhës së komunizmit e mbyllur në vetvete ndaj qytetarëve të dikurshëm të saj.
Zonë e cila dikur në kohë kishte shijen e mollës së ndaluar por në të njëjtën kohë merrte edhe trajtën e një përvijimi të absurdes nga ku projektohej e ardhmja e qytetarëve të kryeqytetit dhe të krejt vendit të izoluar nën darën e një pushteti gjakatar që origjinohej pikërisht nga kjo zone. Zonë tek e cila intrigat e pushtetit që gjithmonë pasoheshin me gjak, mjerim dhe vuajtje kishin shtëpinë mu tek ura e cila ndante dikur Bllokun me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës pashë diçka që më bëri të ndalesha. Ndjenja që më shpërtheu ishte si një vetëtime elektriciteti dhe më bëri të ndihesha më tepër se kurrë i gjallë në protestën time.
Diçka që rrëzëlleu fort në mendje dhe pas kësaj më bëri të shihja më qartë dhe të vrojtoja edhe detajet më të vogla të qytetit që dikur humbisnin nga pesha e përditshmërisë, por që përbënin vetë thelbin e jetës së këtij qyteti.
Unë pashë pankartën e Arturo Ui-së të vënë në skenë nga Teatri Eksperimental i Tiranes.
Arturo Ui, kjo vepër e mrekullueshme e Brehtit, që tashmë futet në visaret e njerëzimit si pishtar për t’u treguar udhën e drejtë breznive të sotme dhe të nesërme se nga duhet të kalojnë, që e shkuara tragjike e diktaturave të cilat mbartin në vetë ideologjinë vrastare të pushtetit kundër qytetarit dhe lirisë si nocion dhe përkatësi e individualitetit të mos përsëriten më.
Brehti dhe Arturo Ui simbioze me njëri-tjetrin dhe asosacion i lidhur pazgjidhmërisht.
Sa dëshirë kam sikur vetëm për pak çaste të shkëpus të pamundshmen nga thellësia e kohës dhe si një alkimist i mirë të realizoja vetëm një pyetje ndaj B. Brehtit për të marrë një shpjegim.
Bertholt Breht, Ju autor i kushedi sa veprave, Ju mjeshtër që fituat me veprën e pavdekshme përjetësinë, Ju që aq shumë i deshët njerëzit dhe po aq shumë urryet diktaturat dhe tiranitë, çfarë kishit për të më thënë nëse në një kryeqytet të Evropës diku në Ballkanin e harruar, në një kryeqytet të mbuluar nga harresa e kohërave dhe moteve të varfëruar në shpresë dhe ëndrra të shihje se vepra juaj o mjeshtër Arturo Ui të promovohej e marketuar me një pamje të djemve të rinj lakuriq të vrojtuar nga pesë vajza të cilat në dëshirë ndoshta për lakuriqësinë e burrit thurin me njëra-tjetrën komplot?
Do të heshtnit ju zoti Breht ndaj kësaj maskarade apo thjesht në indiferencën e një trishtimi fisnik do të thoshit shkoqur? Jo, ky nuk jam unë, mos më ngatërroni!
Apo ndoshta kur të shihnit se pushteti dhe njerëzit në marri do të donin të luanin me emrin dhe veprën tuaj ju i mbështjellë në retë e zymta të mendimit kishit për t’i thënë ca fjalë të rënda pafundësisë dhe kohës arrogante kur pushteti me artin kërkon të matet dhe artin kërkon të tallë?
Ai që qesh akoma nuk ka dëgjuar ende lajmin e keq – Bertholt Breht
Por ashtu i tronditur nën frustrimin e kësaj ndjesie që provova, marr frymë thellë për të provuar dhe ndier deri ku ka peshuar kjo gjë brenda meje.
Nuk më duhet shumë për të kuptuar se në fund të fundit as Brehti dhe as kundërshtarët e përjetshëm të Arturo Ui-së si Drejtësia dhe Morali nuk do të humbisnin betejën e tyre nën këtë fyerje kur diku tjetër e vërteta e Brehtit dhe Arturos do të shpaloseshin me suksesin e duhur për publikun kryeqytetas, diku gjetkë e pikërisht tek Teatri “Metropol” i Tiranes.
Metropoli në një akt të guximshëm dhe në nje sinkron të plote me kohen dhe kërkesat e saj realizon dhe vë në skene këte veper madhore duke i qëndruar besnik Arturo Ui-se dhe Brehtit.
Metropoli fton në një sfidë të hapur ndaj spektatorit që Arturon e Brehtit ta përdorë si mjet meditimi dhe identifikimi për të gjetur në jetën tonë Arturot e vërtetë, të cilët ndodhen kudo, duke filluar që nga një zyrë drejtorie deri në hierarkinë më të lartë të pushtetit.
Kjo vepër i ofrohet publikut në kushtet kur për herë të parë pas njëzet e ca viteve, qytetari dëgjon, ndien dhe arrin të kuptojë domethënien e termit “dekriminalizim” dhe se si lidhet ai pazgjidhshmërisht me hallet dhe brengat e tij të përditshme.
Për herë të parë pas 20 e ca viteve qytetari bëhet dëshmitar i intrigave makabre të jetës së pallatit të pushtetit aty ku vendoset për fatet e tij.
Qytetari i bombarduar nga media shikon përditë shpalosjen e skandaleve që kanë përfshirë jetën e institucioneve në një garë absurde dhe ku drejtësia është veç një mirazh që sa më tepër e ndjek aq më tepër i largohet optikës së tij nën forcën e skutave të pushtetit dhe kjo bën që ai ta ndiejë veten edhe më të izoluar, edhe më të varfër, edhe më të pashprese.
Metropoli vendos përballe qytetarit Arturo Ui-në e Brehtit me qëllim që qytetari të ndihmohet për të artikuluar sa më mirë dhe sa më qartë protesten e tij dhe deshiren për nje mobilizim pa dallim bindje politike dhe ideje per ta mundur kete monster qe polli barku i kohes por edhe per të pasur nje mundesi më teper në krijimin sa më te mirë të premisave të nje mendimi kritik ndaj problematikave qe shtron koha jone e ngarkuar me sfida ku pergjegjshmëria qytetare duhet tërendoje si kryefjale e cdo diskutimi të bere ne sherbim te interesave te publikut.
Natyrisht publiku e njeh eshte rritur dhe edukuar me vizionin e Arturos por takimi me Arturon e Metropolit gjithmone ka shijen e nje takimi mistik ku i shoqeruar nga nje muzike west ne sfond te interpretuar nga nje djalosh i veshur po ashtu west behet intrigues.
Publiku pret ne nje ambient te kendshem te ndertuar me shije ku skena i ngjan nje lloj amfiteatri ku do shpalosen aktet e drames se pergjakur.
Me pak mjete ne dispozicion disa stola me ngjyre te kuqe te ndezur te cilet mjeshterisht do te perdoren per te krijuar nje mozaik te tere pamjesh duke filluar qe nga stolat ku do te ulen personanazhet per te krijuar idene se ngjarjet e drames zhvillohen mbi nje terren te pergjakur deri tek perdorimi i tyre si tribune apo dhe si banka te kishesku perseri tipari perbashkues i te gjitha ambienteve do te jete hija e gjakut te derdhur, por me nje deshire dhe nje garete heshtur mes te gjithe aktoreve te perfshire per te bere me temiren dhe per te percjelle sa me qarte mesazhet e vepres.
Me nje kostumigrafi te karakterizuar nga ngjyrat e ndezura qe simbolizojne ndezjen e pasioneve ekstreme pergjate asaj kohe ne te cilen drama origjinohet, shfaqja eshte realizuar e ripare ne nje prizem te ri ku shoe dhe drama gershetohen me njera tjetren per te sjelle mesazhet ne menyre sa me te lehte dhe zbavitese.
Drama hapet me skenen e pare ku pas nje prezantimi te personazheve qe do te marrin pjese jepet panorama e nje qyteti te kapluar nga kriza ekonomike dhe mungesa e nje prespektive te qarte mbi te cilen te zhvillohet jeta normale e qytetit. Ky kalim nga bolleku ne varferi behet sot sa te hapesh e te mbyllesh syte-deklaron Klarku.
A mundet te kemi nje rend social politik te stabilizuar ku vlerat njerezore te llogariten, atehere kur njerezit gjenden te kercenuar ne thelbin e egzistences se tyre ne lirite ekonomike?
Monteskeje tek “Fryma e ligjeve” shprehet se fisniket e ndiejne veten aq te denuar nga humbja e privilegjeve, nga humbja imagjinare e pasurise se tyre, nga humbja e ndikimit te tyre, humbja e zakoneve dhe kenaqesive te deriatehershme saqe shpesh cdo ashpersi tjeter ndaj tyre duket e panevojshme.
Pra kemi te bejme me nje terren te rreshqitshem ku levizin te gjithe personazhet te cilet ne kerkim te nje ripozicionimi te ri qe do te mund t’i ofroje ate qe ata kane humbur nga kriza ose tenje gjetjeje mbi nje kuptimi te ri te cliruar nga shtrengimi i ankthit ekzistencial.
Çfare eshte ne fund te fundit e gjithe arritja e qyteterimit tone e pare ne syte dhe optiken e qytetit te kapluar nga kriza ku individi me zerin e Batcherit perfaqesues i shtreses se mesme apo borgjezethote.
Duket sikur ne mes tedites ka rene nata!
Ne fund te fundit i gjitheqyterimi yne, i cili ka ardhur si pasoje e Rilindjes dhe aspiratave te saj promotor te tij ka pasur levizjen e fisnikeve dhe borgjezise se pasur qe gjenden sot ne dramen qe po shpaloset para spektatorit nen daren e krizes.
Pikerisht te atyre qe i dhane me ane te aktivitetit kuptim sensit te lirise. A nuk presupozon se nen forcen e krizes, keto shtylla te shoqerise qe punuan per lirine por qe dhe ne fund te fundit ishin dhe produkte te saj te jene te gatshem qe te dorezojne lirine per hir te sigurise? Monteskie shpreh bindjen e tij se te ruash dicka do te thote ta duash ate. A i duan keto shtresa intelektuale dhe borgjeze te paraqitura ne dramen e Brehtit lirite e arritura te Rilindjes apo duan thjesht statusin e arritur ekonomik dhe jane te gatshem qe per hir te ketij pozicionimi shoqeror ekonomik te lejojne perseritjen e tragjedive te cilat kane ardhur si rezultat i shkembimit te lirive te individit me nje siguri te ofruar nga individe te cilet vijne nga gjirizet e historise? A mos valle liria qe te ruhet pavaresisht nga shtrengesat e ndryshme dhe sfidat e kohes ka te vetem rojtar i cili eshte morali.
Le te kujtojme ngritjen dhe renien e elitave dhe klikave te ndryshme ne Angline e shekullit XVII apo edhe historine e diteve te sotme ne vendet post komuniste dhe ne Perendimin pas krizes se viteve 1970. Elitat ia kane lene vendin njera tjetres pa krijuar asnje lloj premise per luftimin e krizes pasi vete ambienti nga te cilat ato vinin ishte korrupsioni dhe morali i zvetenuar.Gjithmone dhe kurdohere liria, arritjet e demokracise do te ballafaqohen me sfidat e autoritarizmit dhe per te fituar ndaj tyre nevojitet morali dhe Drejtesia. Ne momentin kur autoritarizmi dhe pjellat e tij janene avantash ashtu sic thote edhe Brehti ne drame morali jaka mbathuar me te katra, ka ikur…
Ndaj dhe shtresa e mesme dhe e larte e zhgenjyer nga klikat ne kerkim te demokracise e cila nuk e ruan dot veten pasi korrupsioni dhe molepsja morale e gerryen per ta hedhur poshte ate jane te gatshme per ta shkembyer me sigurine e koheve te vjetra.
Cfare lloj sigurie? Te sigurise se ofruar nga nje aventurier si Arturo dhe miqte e tij? Pra a nuk eshte e gatshme shoqeria e cila gjendet nen shtrengese nga keqmenaxhimi dhe eufiminizmi i fjaleve qe e humbin kuptimin e tyre nga pesha e skandaleve te dorezohet dhe fitoret qe korri Rilindja, liria te doje t’i mohoje per t’u gjendur e sigurte ne brigjet e nje porti te rrethuar me mure pa te cara nga te cilat te mundin te levizin ererandryshimi?
Ja keto pyetje shtrohen ne drame dhe personazhet levizin me vrull drejt zhvillimit te akteve dhe drejt nje linie ngjitese te Arturo Ui-se, por qe ne te vertete hap pas hapi ne teresine e saj ka zbritjen dhe degradimin teresor social i cili individin dhe dinjitetin e tij per t’i thene jo padrejtesise i vendos nen gijotine.Per mbylljen e hesapeve me drejtesine denohen te pafajshem sic eshte rasti i Fish i cili akuzohet per djegjen e magazines se Hukut (i aludohet djegjes se Parlamentit Gjerman te vitetev e 30).
Shantazhi, korrupsioni, frika, krimi, ja keto jane shenjat e kalbezimit dhe renies se nje rendi te vjeter icili eshte denuar te zevendesohet me nje te ri i cili ne baze te tij do te kete padyshim shkaterrimin total te atij te vjetrit. Makiaveli tek “Princi” porosit princin me ane te librit te dhuruar per te se menyra me e mire per te siguruar pushtetin eshte ajo e shkaterrimit te plote te atij te vjetrit. Shkaterrimi dhe djegia e magazines se Hukut shantazhimi, kercenimi e, pse jo, edhe vrasja e cdo personi tjeter i cili nuk mendon konform pushtetit te ri behet detyre. Te zhbehet e vjetra dhe te instalohet me fuqi e reja. Me nje perqafim te çelikte shprehet nen etjen e ekspansionit Arturo dhe ky perqafim i çelikte eshte vete vdekja e te ndryshmes e asaj qe nuk eshte si vete ky pushtet.
Dogsboruja i shantazhuar i rene ne gracke nga pafuqia per t’i rezistuar nje stuhie te forte te perfaqesuar nga njerezit e Arturos i mposhtur edhe nga mosha lejon qe freret e pushtetit te tij tashme te keputen per t’i lene ne duart e nje aventurieri te paskrupullt
Shiti lejon nen kercenim qe pozicionin e tij ekonomik ta shkembeje, por kete ai eshte i detyruar qe ta paguaje shtrenjte Brehti jep idene me ane te Shitit dhe Dogsboruse se e keqja njef vetem nje gjuhe kundershtimin ndaj saj dhe ata qe bejne kompromis me te keqen heret a vone janete destinuar te paguajne. Ky eshte nje nga ligjet e natyres se gjerave dhe prej ketij ligji askush nuk mund te kete mundesi shpetimi.
As edhe Dogsboruja nuk ka mundur te shpetoje nga kjo pasi ai kthehet ne duart e Arturos ne nje vegel te bindur qe te ngjalle meshire hera heres por edhe krupe ashtu sinje kufome e gjalle dhekuterbuese sic eshte.
Mjeshterisht e realizuar nga regjisori vjen nje perballje e monologut te Dogsboruese dhe dialogut te Arturos dhe Xhivolos. Nderkohe qe monologu i Dogsboruse eshte renkues deri ne dhimbje per te kerkuar faljen e mekateve si nje kristian i mire regjisori vendos perballe kesaj vetmie te thelle ku ka rene Dogsboruja qe perpiqet te ngjalle sado pak meshiren e publikut, vepren e bere prej tij te cilen Brehti, por edhe historia nuk mund t’ia fale dot, flaket mizore te ndezura nga Arturo Ui dhe pasuesi i tij Xhivola te dehur sic jane nga fitorja thurrin si komplotistet e pameshire dhe pa anje skrupull testamentin politik te Dogsbouruse qe eshte ne fakt guri i varrit te trashigimise politike te tij dhe hapja e siparit te nje epoke inkuizicioni dhe represioni ndaj kundershtareve politik e pse jo edhe midis pasuesve me njeri tjetrit per te ndare placken e marre ashtu sic bejne edhe klanet mafioze ne qytetin e dorezuar ne meshiren e tyre.
Aresyet e vetme te cilat bene qe te binte sistemi i perfaqesuar nga Dogsboruja jane te njejta me aresyet e çdo sistemi apo rendi qe degradon. Dogsbouruja pohon ne vetmine e tij per ate qe beri pra lejimin e ardhjes ne pushtet te Arturos dhe bandes se tij e beri vetem nga lakmia per pasuri dhe frika se mos elektorati humbiste besimin tek kjo figure emblematike e rendit tevjeter qe po humbiste çdo mundesi ballafaqimi nga dita ne dite me ate tjetren te perfaqesuar nga Arturo.
A duhet qe per hir te elektoratit dhe per hir te nje veterespekti te rreme te mos lejohen te thuhen disa te verteta te dhimbshme? Çfare raporti duhet te kete ne fakt demokracia si sistem vlerash te perbashketa qytetare me te verteten? A nuk jemi ne gjendje te durojme dhimbjen e te vertetave tona? A mos valle jemi dakord qe per hir te komoditetit te pushtetit t’i lejojmevetes ne kohe krize qe te ndajme veçasi qenien tone nga pasqyra qe duhet te mbajme per te kontrolluar veten, duke duruar me dinjitet dhimbjen qe mund te na e shkaktoje e verteta…?
Ne mos Brehti paralajmeron jo vetem te shkuaren, por cilido qe do temund ne marrezine e pushtetit te anashkaloje te verteten se nje fund i ngjashem si ai i Dogsboruse i kthyer ne nje dordolec politik e pret ku jo me kot regjisori z Bora vendos trashigimine e tij gjenetike te birin ne nje plan te erret pa ngjyre te kapluar nga semundja mendore.
Ballafaqimi i rendeve tek Brehti eshte nje moment brilant ku regjisorit ieshte dashur ta ndjeke me besnikeri Brehtinper ta dhene sa me te plote dhe me te ndricuar nen efektet e skenes se Metropolit.. Eshte pikerisht momenti kur spektatori njoftohet per vdekjen ose me mire te themi vrasjen e Shitit dhe te te gjithe rendit te vjeter dhe mbi skandalin e perfolur ne port
Njerezit, tregetaret shkojne dhe rrethojne Dogsboruneper te marre vesh te verteten ose per ta akuzuar ate por ç’mund te beje tashme ai? Ai i dorezuar nuk flet me. Ai ndodhet i kapitulluar dhe mungesa e te shprehurit te tij deshmon mbarimin e nje rendi dhe fillimin e nje te riu. Per te flet Arturo, flet fitimtari. Dogsbourua i kapitulluar ne pafuqine e tij merret ne mbrojte per te qene thjesht nje figurant ne armaturen e pergjakur te sistemit te ri te sapo vendosur.
Arturo flet me nje gjuhe te çelikte per te trembur dhe per t’i kujtuar kundershtaret e Dogsboruse kundershtaret e tij.
– Zoti Dogsboru, ju besoj plotesisht! Valle te tille fytyre ka faji, po ju pyes! Te tille veshtrim ka nje burre, qe paskesh ecur ne rruge te shtrember? S’qenka e bardha me e bardhe dhe e zeza me e zeze? Sa poshte paskemi rene ne kemi arritur gjer ketu. Te tille fytyre ka faji?
Pra a ka faji pamjen e pushtetit, te nje pushteti te veshur me lashtesine e moteve dhe te mbuluar nga floket e bardhe? Po cilesia ndarese e ngjyrave a eshte e njejte per te gjithe anetaret e shoqerise? A ka dakordesi ne mes te te gjitheve per faktin apo ngjyrat?
Apo ato duhet te vijne te imponuara nga lart nen forcen e diktatit dhe nuk jane te vlefshme per gjykim sepse opinioni publik eshte i paafte te dije te verteten dhe per pasoje faktet dhe ngjyrat jane te serviruara nga pushteti edhe pse ky i korruptur por gjithesesi ato duhen pare dhe lexuar ashtu siç i sjell ai?
A ka faj pse shoqeria i dorezohet nje Arturoje, si ky i cili tallet me cinizmin e tij dhe tremb me duart me gjak? A ka faj dorezanesi i ketij njeriu te tille?
Per dijeni te shikuesit te shfaqjes le te kujtojme se çfare letre mori Hinderbergu nga Ludendorfi Mareshall gjenerali i famshem heroi i Luftes se I Boterore per ndihmen qe ai i dha Hitlerit ne arritjen e pushtetit.
“Duke caktuar Hitlerin kancelar te Raihut ju i keni dorezuar Atdheun tone te shenjte demagogut me te madh te te gjithe koherave. Une parashoh se, ky djall do ta zhyse Raihun tone ne nje gremine dhe do te shkaktoje fatkeqesi te panumerta per vendin. Gjenerata te tera do ta mallkojne emrin tend edhe ne varr per kete akt”.
Triniteti eshte shenja dalluese e kesaj drame. Katre mekembes te Arturos te cilet edhe pse te veçante ne karakteristikat e tyre i bashkon elementi Arturo dhe sherbimi ndaj tij, krimi dhe etja per pushtet. Xhivola nje vrases djallezor qe llogarit mire pikat se ku duhet te godase, Roma edhe ai nje kasap i vertete por edhe besnik i palekundur i Arturos, Gori nje vrases maniak i cili koleksionon kapelet e viktimave te tij.
Nje trinitet, nje bashkim i blatuar me krimin dhe siç do e keqe ashtu siç thote Konfuci tenton qe te haje veteveten dhe te shperbehet nga forca e vet ashtu edhe ky trinitet nen peshen e intriges per pushtet nen syte e Arturos nis te shkerrmoqet. Lufta brenda llojit ashtu sic thote edhe Charls Darwini qe Adolf Hitleri e kishte per zemer ta permendte ne vepren e tij “Lufta ime” eshte detyrimisht nga me te ashprat.
Arturo vertet kerkon besnikeri nga pasuesit por ne luften e tij per pushtet, ai kemben dhe shet besnikerine e Romes, i cili kishte sherbyer ne me teper se nje dekade me djallezine e Xhivoles sepse kjo lloj djallezie dhe intuite i duket me e pershtatshme. Ai shet besnikun e tij. Brehti ketu kerkon te paralajmeroje publikun se ne sisteme te tilla besnikeria eshte nje fjale e permendur shpesh ku lideri e kerkon detyrimisht nga vartesi por qe vete lideri qe e thote s’eshte i detyruar ta zbatoje kundrejt atij qe e degjon.
“Princit asnjehere nuk i mungon arsyeja legjitime per te thyer premtimin e tij”, – shprehet Makiaveli tek Princi i tij dhe Ernesto Roma vritet nga Arturo dhe pasuesit per hir te pushtetit viktime e intriges politike.
Ne rolin e Ernesto Roma-s Xhivolas dhe Gorin jane te vendosur respektivisht tre aktore Trebicka, Konjari dhe Kostani. Zgjedhja e bere nga regjisori vjen per aresye te faktit se femrat luftojne edhe me fort me njera tjetren per ambicie dhe kush do te mundet te mbijetoje nga kjo trio, e cila eshte e ngjizur me elementin kriminal dhe urdhrin e Arturos do te arrije ne fund te fundit te kurorezohet fitimtare per te arritur te krijoje bashke me Pushtetin e personifikuar nga Arturo, nje marredhenie bipolare ku me pas edhe tipari femeror i mbuluar nga ngjyra e ndezur e gjakut do te zere vendin qe i takon. Marredhenie kjo, e cila do te mund pastaj te krijoje nje qenie hermafordite qe ne vete aktin e lindjes se saj te sinjifikoje edhe renien drejt nje levizje fundore, pa kthim, drejt vdekjes.
Po keshtu ne mekanizmin sesi fuksionon ky pushtet eshtenje trinitet tjeter. Frika e mbjelle me ane te krimit, shantazhit, korrupsionit dhe molepsjes morale, demagogjia si instrument per te goditur mendjet dhe per te erresuar aresyen embeshtetur nga dogma e shkembimit te lirive individuale me sigurine ne ndertimin e nje rendi tjeter dhegoditja e drejtesise si rojtare e virtutit dhe e se mires dhe venia e saj nen kontroll.
Per te goditur dhe fituar opinionin publik Arturos i duhet te mesoje etiken e te qendruarit dhe te te folurit me se pari dhe takimi me artistin e deshtuar per faj te Shkesiprit eshte nga me te bukurit. Eshte Shekspiri, mbreti i dramaturgjise dhe gjithashtu ati i saj, tek aii cili edhesot e kesaj ditevargu mbi dramenkumbon kthjellesisht sa i vertete “Drama, drama ku shpriti i mbretit kapet ne lak si laraska”,
Dhe ky aktor i deshtuar per faj te Shekspirit behet mesonjesi i etikes se Arturos se si ai te paraqitetet para mases dhe te flase ne emer te saj. Ne fund te fundit a mund te ngjize fjala nese ti e thua kete pa stil pa levizjen dhe dinamiken e duhur? A eshte kjo perpjekja e formes per te mundur permbajten? Ne fund te fundit a eshte idea e kulluar e formes ajo qe ka rendesi, ajo qe duhet te percillet dhe te nxise ne kenaqesine e saj sa me te plote instiktin e mases se njerezve per t’i bere ata te humbin individualitetin e tyredhe per t’i kthyer ne nje mase shume milioneshe pa mendim por vec e bindur nga forca e vullnetit te liderit te saj per te vepruar nen dalldine e dehjes se kapricios historike?
Aktori paralajmeron me fjalet e Shekspirit spektatorin dhe bashkekohesin mbi historine e Cezarit qe nga fitimtar u kthye ne nje viktime e intriges politike dhe per kete instiktte mases e cila eshte e prirur te kete nje memorie te shkurter dhe te jete emanipulueshme nga forca e demagogeve te ndryshem qe kane arrdhur ne kohe dhe vende te ndryshme.
S’dua te kundershtoj ato qe foli Bruti,/Por, s’mund t’ju flas perveç atyre qe di/.Njehere e deshet qe te gjithe, e jo pa shkak!/Perse tani s’ju vjen asfare keq per te?/ Nder egersirat paske ikur, o gjykim/Dhe njerezit e paskan humbur arsyen!/Duroni pak, se e kam zemren te Cezari/Aty, dhe pres a te me kthehet prape.
Dogma mbi te cilen mbeshtetet Arturo per goditjen dhe manipulimin e opininionit publik eshte se njerezit jane tekeqinj nga natyra dhe per kete duhet tearrijme ne ekulibrin e forcave te kerkuaradhe te dime te mbrohemi. Ashtu sic predikon edhe Makiaveli duke pohuar se cdo gje veprimi duhur qe kerkohet te merret per hir te natyres sekorruptuar njerezore eshte i ligjshem te nderrmerret ndaj edhe Arturo mbetet idhtar i dhunes.Tipari i perbashket i mendimit autoritarist mbetet bindja se jeta percaktohet nga forca te jashtme per njeriun, per interesat dhe deshirat e tij te cilat ai nuk mundet t’i kontrolloje dot dhe per pasoje te kesaj pafuqie te lindur te tij per ti bere balle jetes dhe forcave te veta ai duhet ti nenshtrohet ketyre autoriteteve Arturo i Brehtit apo dhe i regjisorit Bora predikon nenshtrimin per te fituar dhe per te dale nga kriza dhenga gjendja e pasigurte ne te cilen ndodhet shoqeria.
Nje nga eterit e ideologjise naziste Moeller Van Der Bruck ka shprehur ne menyre koncize dhe tesakte kete ndjenje e cila e ka burimin tek mungesa e qartesise per te pare realisht fenomenetshoqerore per ti analizuar ato ne baze te kerkesave te kohes dhe per te ditur qe te ngjallesh frymen e nje optimizmi social ne ballafaqimin e veshtiresive me qellim qe ekuilibrat social te mbeshteten tek kauza kombetare ne menyre sa me te plote dhe te natyrshme. “Konsumatori-shprehet Bruck- beson shume ne katastrofat, ne pafuqine e njeriut per t’i shmangur ato dhe ne domosdoshmerine e tij dhe ne zhgenjimin e tmerrshem te atij qe eshte i mbushur me optimizem”.
Nga e shkuara ne te tashmen, Arturo i rrethuar nga spektatoret tashme jo ne rolin e spektatorit edhe ata ne menyre mjeshterore kane lene rolin e tyre tradicional per te qene votuesit, perkrahesit dhe viktimat e tij te mundshme.
Amerikanada eshte akti i fundit i dritave te ndezura, ajo eshte zgjidhja e vertete eshte vete e tashmja tek e cila mbaron udhetimi i pergjakur i personazhit te interpretuar mjeshterisht nga Alfred Trebicka. Nuk mund te mbyllej me mire sesa kaq, nuk mund te zevendesohej kjo amerikanade me parodine e nje parakalimi ushtarak. Jo, jo parakalimi ushtarak kishte per ta lene Arturon ne te shkuaren e tij dhe nuk do tw kishte asnje lloj risie per tu pare.
Pranimi se Arturo Ui eshte gjalle dhe s’ka vdekur na vjen me ane te amerikanades dhe natyrisht, ai nuk mund te vdese perderisa ekziston paftyresia dhe paburreria njerezore per te pare te vertetat pa ju trembur atyre.
“New York, NewYork, I want to be a part of it”




