Gazetari amerikan Mark Levine në një artikull të botuar në “Fox News”, i ka kushtuar vëmendje edhe vendimin të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për sanksionimin e liderit të opozitës Sali Berisha.
Në podcastin e tij, Levine theksoi se shpallja ‘non-grata’ e Berishës nga Antony Blinken, është një akt i turpshëm.
Sipas Levine, Berisha u sanksionua nga SHBA-të sepse sfidoi Partinë Socialiste të Edi Ramës.
“Shikoni, unë siç e dini, unë mund të flas gjithë ditën dhe për Ballkanin dhe ajo që Anthony Blinken i ka bërë Partisë Konservatore në Shqipëri është e turpshme. Askush nuk i kushton vëmendje. Por ai i ka vënë ata nën sanksione sepse ata sfiduan socialistët që ai do”, ka thënë Levine.




