Ish-drejtoresha e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është liruar nga qelia. Klosi u dënua me 20 muaj burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Pas lirimit do te qëndroje ne arrest shtëpie për akuzën e dyte te pastrimit të parave derisa prokuroria te vendos pas afatit qe i la gjykata.
Arrestimi i Klosit erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash, ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.
Dobi punonte si pastruese në banesën e Klosit.
Klosi deklaroi në polici më vonë se në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive, në çastin e vjedhjes.
Pas një kontrollit të dytë në banesën e Klosit, policia gjeti në total 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë, të fshehura në tubin e ventilimit.





