Vala e protestave deri në SHBA/ Shqiptarët e Filadelfias kërkojnë largimin e Ramës

Vala e protestave deri në SHBA/ Shqiptarët e Filadelfias kërkojnë largimin e Ramës

Shqiptarët e Filadelfias në SHBA u mblodhën në protestën që përkrah me zë e figurë revoltën afro një mujorëshe që ka përfshirë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Ndonëse shifrat nuk po arrijnë ende pritshmëritë e organizatorëve, fryma mbetej aty, përgjatë 2 orëve, aty ne sheshin e bashkisë ku shekuj më parë brenda këtyre ndërtesave përpunoheshin tekstet e pavarësisë, demokracisë dhe barazisë.

Me të drejtën për protestë qytetare, pjesmarrësit kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e kastës aktuale politike, ku thirrja“ Rama në burg, Berisha në burg”, mbizotëronte në City Hall.

 

Nismës së shqiptarëve të Filadelfias i është bashkuar edhe shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila pëmes një statusi në rrjetet sociale përkrah të drejtën për protestë.

Dy protestat e para, me organizim spontan duket se po inkurajojnë ata shqiptarë skeptikë për dypartishmërinë absolute, të pa lidhur me interesa ekonomike apo aq më keq politike me asnjërën nga 2 partitë e vjetra.

Share it :