“Tap” në timon dhe i armatosur, arrestohet 39-vjeçari në Gjirokastër

Policia Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar , pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në makinë, ndërkohë që ishte dhe i dehur.

“Iu gjet armë gjahu në automjetin  që e drejtonte në gjendje të dehur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.  Sekuestrohet arma e gjahut. Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :