Nis mbledhja e komisionit për koncesionet në shëndetësi/ Vokshi: Korrupsion në të gjitha nivelet ! Mos u u bëni mburojë !

Mbledhja e Komisionit hetimor për sterilizimin dhe koncensionin në shëndetësi ka nisur paraditen e sotme.

Në krye të këtij Komisioni është deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila deklaroi dhe të hapur mbledhjen e komisionit. Vokshi në fjalën e saj theksoi se koncensioni në shëndetësi nuk është vetëm shpërdorim detyre por edhe korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë.

“Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar,” tha Vokshi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :