Xhixho: Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për për thithjen e fondeve të Bashkimit Europian

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.

 

Gjithashtu Xhixho shprehet se dhe përgjegjësia është drejtpërdrejtë e qeverisë ne mos përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së.

POSTIMI

Hapja e negociatave për Bosnje-Hercegovinën shënon një moment progresi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Por, ky moment njëkohësisht na kujton sa i ngadaltë është progresi i Shqipërisë drejt familjes europiane.
Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka filluar hapjen e kapitujve me Bashkimin Europian dhe kjo nuk ndodhi as në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian.

Proçesi i integrimit europian është mbi të gjitha një proces meritokracie dhe plotësimi të detyrimeve që më së pari i kemi ndaj qytetarëve tanë për të ndërtuar Europën në vendin tonë.

Ndaj dhe përgjegjësia është drejtpërdrejtë e qeverisë ne mos përmbushjen e detyrimeve ndaj BE.

 

Për vitin 2023, Shqipëria renditet e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë.

 

Shqiptarët ikin nga Shqipëria njësoj siç ikën populli i një vendi në luftë

Të rinjtë dhe krahu i punës janë gjithnjë e më të paktë në numër, ndërsa shtohen pensionistët por nuk rriten pensionet

Korrupsioni i instaluar në çdo qelizë të sistemit bëhet pengesë për konkurrencën e lirë, ligjet bëhen me porosi të klientëve të qeverisë dhe miratohen me forcën e kartonave

 

Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian

Sot ekonomia e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duhet të afrohet me ekonominë e BE, ndaj dhe Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh është një mundësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar ekonomitë e vendeve tona.

 

Shqipëria duhet të përthithë sa më shumë fonde nga ky plan, por kusht thelbësor mbetet plotësimi i refomave, në të kundërt fondet e akorduara për vendin tonë do të rialokohen për vendet e rajonit dhe kjo do të ishte e pafalshme.

 

Ndaj qytetarët shqiptarë, të cilët sot vuajnë varfërinë, taksat e larta dhe papunësinë, kërkojnë që ekonomia të rritet.

 

Mjaft më me propagandën boshe të arritjeve imagjinare të qeverisë.

Integrimi i vendit nuk është prioritet i kësaj qeverie, sepse ajo i druhet llogaridhënies dhe transparencës.

 

Integrimi i vendit është prioritet i qytetarëve që duan nje vend zhvilluar dhe konkurrues në ekonomi, shtet të së drejtës, demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut.

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :