Ndonëse nga ballkoni, Sali Berisha nuk i vë dot fre imagjinatës. Ai u ka folur sot mbështetësve të tij për mediat e Ramës që u bëjnë shpalrje truri me pagesë shikuesve të tyre. Kreu i PD, që me sa duket në arrest shtëpie ka kohë me bollëk për të parë televizor, ka vënë re se çdo ditë i serviren shqiptarëve kronika për sukseset e mahnitshme të turizmit shqiptar.
Eshtë e vërtetë që vitin e fundit turizmi ka pasur një hop të ndjeshëm, por roli i mediave nuk është të bëjë burinë e propagandës, por të ngrejë edhe probleme. Me sa duket Berisha ka parë që transmetohen vetëm kronika ditirambike dhe parandaj ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij ti emërojnë ndryshe mediat pro Ramës: ” le ti quajmë TELE-TURIZMI“, ka propozuar ai.
Në të vërtetë, kur bën bilancin, në TV-të kryesore ka me qindra kronika per numrin rekord të turistëve, por ama nuk përmendet kurrë që mbi 50% e shqipatarëve nuk arritën të bëjnë fare pushime këtë vit, nga varfëria. 2/3 e kësaj shifre sipas Eurostatit deklaronin se kishin mungesë të ardhurash për të shkuar me pushime.




