Kryedemokrati Berisha tha se ky regjim është alarm për çdo shqiptar.
”Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi.
Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re.
E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.
Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.
A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot.
A mund të vazhdohet? Asnjë ditë.
Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim.
Presin fitoren e mosbindjes civile.”




