Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimit me qytetarët në Mat, tha se është shumë e dhimbshme që në çdo fshat e qytet të shohësh të moshuar, sepse rinia ka ikur.
“Kur zbret qafën e Murrizit për të ardhur drejt jush, syri sheh panorama të mrekullueshme, shef tek tuk edhe kulla të vjetra, shef tek tuk edhe banesat e reja, por është e vështirë të shikosh shpresë në fytyrat e çdo qytetari matjanë dhe kudo qoftë.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/19/bardhi-nga-burreli-na-pret-nje-vit-i-veshtire-dhe-shume-pune-kush-thote-qe-rama-nuk-mundet-e-ka-shume-gabim/
Kur nuk kishte ndodhur në 33 vjet, që të shohësh në malësi fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën. E gjithë kjo e keqe ka vetëm një emër, është Edi Rama. Ka vetëm një sekt politik, dhe ky sekt është Rilindja”, tha Noka.




