Projekti në Sazan/ Genc Burimi: Nuk investon para dhëndri i Trump, por arabët!

Genc Burimi thotë se për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec, nuk do të investojë dhëndri i Donald Trump, por arabët, të cilët kanë fondet, ndërsa Jared Kushner është thjesht administruesi i tyre nëpërmjet një fondi.

“Nuk inveton Jared Kushner, është fond sovran, investon Emiratet Arabe. Jared Kushner, lë shtëpinë e Bardhë në 2020. Ai krijon një institu për paqje për lindjen e mesme. Të njëjtën personel e vë dhe krijn këtë firmën, që kësaj Arabia i jep menjëherë 2 miliard dollarë. Pati debati që nuk donin t’ja jepnin Kushner, sepse do të kishin probleme me demokratët.

Më pas kërkoi edhe Katarit dhe ata dhanë 200 milionë.

Pra Kushner duhet që këtë fond ta shumëfishojë. Ai paguhet si ndërmjetës. Janë paratë e Qatarit dhe Emirateve.

Asgjë më tepër.

Pronari është fondi sovran i Arabisë dhe Emirateve.

Janë arabët. Kushner paguhet si menaxhues i një fondi.

Krijon debat në SHBA dhe Kongresi ka hapur edhe një hetim.

Ajo që po ndodh me Kushnerin, është njëlloj si ajo që po ndodh me Skavicën. Kur dilte Yuri Kim dhe thoshte ka investim amerikan, është mashtrim i plotë, janë paratë e shqiptarëve.

Nesër shteti shqiptar, nuk do të bëjë kontratë me Kushner por me arabët”, tha Burimi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :