Shpërthimi në Lushnje, ende asnjë akuzë ndaj deputetit të PS, Bujar Çela

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Të paktën deri në këtë fazë, nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar kuvendit. Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpalli moskompetencën.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :