Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa u kapën duke transportuar emigrantë kundrejt përfitimit. Operacioni policor i koduar “Stacioni 1” përfundoi me arrestimin e shtetasve, N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.
NJOFTIMI
U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.




