Kërkohen punonjës!

Njerëzit sigurojnë punën e kërkuar nga bizneset në këmbim të pagave, duke shkëmbyer kohën e lirë të papaguar me kohën e punës së paguar për të garantuar jetesën dhe për të qenë në gjendje të blejnë mallra dhe shërbime.

Bizneset, nga ana tjetër, e përdorin këtë punë për të prodhuar mallra dhe shërbime të kërkuara nga konsumatorët. Kur njerëzit kanë punë, kanë para për të shpenzuar në mallra dhe shërbime, gjë që ndihmon bizneset të rriten dhe të krijojnë më shumë vende pune.

Bizneset gjithashtu nxisin ekonominë kur punësojnë punëtorë, rrisin pagat dhe investojnë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre. Shteti, nga ana tjetër, mbledh më shumë taksa, që ia kthen mbrapsht publikut nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shëndetësi, mirëqenie sociale etj.

Ky është zinxhiri se si ka funksionuar ekonomia globale në shekuj. Vendet që kanë arritur të përdorin më mirë si fuqinë punëtore, ashtu dhe zhvillimet teknologjike, kanë arritur të sigurojnë jo vetëm shtim të mirëqenies, por edhe zhvillim të qëndrueshëm për brezat që do të vijnë.

Në Shqipëri, një nga hallkat e këtij zinxhiri po rrezikon të shkëputet. Gjetja e fuqisë punëtore po bëhet një problem gjithnjë e më madhor, një temë që është trajtuar vazhdimisht nga “Monitor” gjatë tre viteve të fundit. Ritmet e larta të emigracionit në tre vitet e fundit dhanë efekt të menjëhershëm në reduktimin e forcës së disponueshme për punë, sidomos tek të rinjtë.

Një zgjidhje që u tentua me marrjen e të huajve nuk dha rezultatin e pritur. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bënë të ditur se deri në fund të vitit 2023, në vend kishte rreth 10 mijë të huaj që kishin marrë leje pune. Kjo shifër nuk është as sa 2% e totalit të forcës së punës, e punësuar në sektorin privat jobujqësor.

Bizneset tentuan rritjen e pagave si një mjet tjetër për të frenuar ikjen e fuqisë punëtore. Kjo lëvizje, që nuk u shoqërua me shtimin e produktivitetit, por më shumë nga gërryerja e fitimeve, tashmë po kthehet në bumerang, sidomos për eksportuesit që u prekën dhe nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët.

Sipërmarrësit pohojnë se kjo situatë po ul fitimet investuese të kompanive për rinovim teknologjie dhe shtimin e linjave të prodhimit, pasi shpenzimi i kursimeve për rritje pagash, në periudhë të rënies së konsumit dhe të zhvlerësimit të kursit të këmbimit, vetëm sa shton agoninë e agropërpunuesve dhe eksportuesve për të mbijetuar (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Kompanitë shqiptare nuk mund ta përballojnë shtimin e pagave për mbajtjen e fuqisë punëtore, pasi fitimet e tyre po gërryen. Kjo situatë po favorizon mallrat e importit, që po hyjnë me kosto më të lirë, duke goditur më tej prodhimin vendas.

Sipërmarrësit vendas ngrenë duart përballë kësaj situate dhe parashikojnë shtime të falimenteve, pasi shumë biznese nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë në treg nga mungesa e investimeve, për shkak të rënies së fitimeve.

Edhe turizmi është në telashe. Nga njëra anë, ai po përjeton një lulëzim të vërtetë. Këtë vit pritet që numri i hyrjeve të shtetasve të huaj të shtohet me të paktën 30%, siç tregoi dhe tendenca e muajve të parë të vitit. Sezoni është zgjatur në pothuajse çdo muaj të vitit.

Agjencitë e huaja kanë konfirmuar se që në shkurt kanë shitur 60% të paketave të Shqipërisë, që vijnë nga kontratat me garanci (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Përballë këtij lulëzimi ka një “frikë” të madhe: mungesa e fuqisë punëtore.

Të gjithë po tremben nëse do të arrijnë t’i përgjigjen kësaj kërkese fluksi, pa ulur cilësinë e shërbimit. Askush nuk do të imagjinojë se çfarë do të ndodhë, nëse do të arrihet në pikën kur fluksi nuk do të arrijë të përballohet më. Ironike është se këtë vit priten më shumë turistë, bizneset kanë shtuar kapacitetet akomoduese në përgjigje të kërkesës, por ka më pak punonjës.

Për fat të mirë, cikli ekonomik është në rritje, i udhëhequr nga turizmi apo dhe pasuritë e paluajtshme që sërish po nxiten nga blerjet e të huajve. Për fat të keq, ky cikël rrezikon të ndërpritet nga mungesa e kapitalit njerëzor. Nga shteti, si gjithmonë, mos prisni asnjë ndihmë, apo përpjekje për rregullim tregu e konkurrence.

Ashtu si në rastin e krizës europiane, kur shumë biznese të huaja apo vendase panë hapësira, duke hapur call center apo fason në Shqipëri, bizneset shqiptare do duhet të përshtaten e të kalojnë nga call center e fason në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë, apo edhe në atë të shërbimit turistik.

Dhe natyrshëm, bizneset e turizmit, por edhe të tjerët, do të duhet të rrisin nivelin e përdorimit të teknologjisë e mjeteve automatike, për të reduktuar apo për të eliminuar disa hallka të punës së krahut, në mënyrë që punonjësit të angazhohen për të kryer funksione më të kualifikuara.
Monitor

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.