Historia e Sarës me babain, reagon ashpër Flori Mumajesi

Babai i Sarës iu kundërpërgjigj akuzave të saj për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, nëpërmjet një videoje që u bë virale ditën e djeshme.

Ai pretendon se mamaja e Sarës e ka tradhtuar atë, prandaj ai është ndarë nga e ëma e saj. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe replikat e shumta në rrjet nga publiku dhe personazhet e njohur.

Flori Mumajesi ka vendosur të reagojë gjithashtu lidhur me këtë temë, duke thënë se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.

Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky – shkruan Flori Mumajesi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :