U akuzuan për ndërtime pa leje, lirohen 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT Sarandë

Gjykata e Sarandës vendosi të lirojë 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre për ndërtimet pa leje të ndodhura në zonë.

Në vendimin e saj, gjykata shpalli të paligjshme arrestimet, duke ndryshuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria për 6 nga të ndaluarit.

Prokuroria kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papa, zyrtare e ASHK dhe Manushaqe Saliko ish-zyrtare e IKMT, të ndaluara nën të njëjtën akuzë.

Po sot gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit, ndërsa për 2 i ka lënë në “Arrest shtëpie”. Me këtë masë janë lënë vetëm Stroka dhe Lika. Praktikisht Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT.

Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë.

Policia vazhdon ende të kërkojë Mariel Muratin dhe Kozeta Stathën, të dy ish Drejtorë të ASHK Sarandë. Statha dyshohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa Murati për “ndërtim të paligjshëm”. Dhima, Statha dhe Balili rezultojnë me masa sigurimi aktive edhe për cështje të tjera penale.

Një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës ka qenë shkaku i 11 urdhër ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :