Kërcënimet me jetë të gazetarëve/ PD i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe BE

Partia Demokratike i ka cilësuar alarmante kërcënimet ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj, gjatë ditëve të fundit.

Jola Hysaj, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun tha në një deklaratë për mediat se PD u ka drejtuar një thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe BE të hetojnë për çdo kërcënim, gjuhë urrejtjeje apo shantazh ndaj gazetarëve.

Sipas Hysajt këto qëndrime kanë çuar edhe në rënie të treguesve të lirisë së medias në Shqipëri sipas Reporterëve pa Kufij.

 Deklarata e plotë:

Kërcënimet, deri edhe me jetë, ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj, përbëjnë një shqetësim jo vetëm për median, por janë alarm për gjendjen e lirisë së shtypit, shprehjes së lirë, të drejtave bazike në diktaturën propagandistike të Ramës.
Partia Demokratike dënon çdo sulm ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë për çdo kërcënim, gjuhë urrejtjeje apo shantazh ndaj gazetarëve.
Ola Xama dhe Isa Myzyraj janë dy gazetarë profesionistë, të qartë në përkushtimin ndaj kodeve të gazetarisë dhe të vendosur për të mos bërë kompromise me pushtetin, për një arsye apo një tjetër.
Kërcënimi i tyre, pak kohë pas pengmarrjes nga prokurorët e SPAK të kolegut të tyre Elton Qyno, të cilën ne e kemi dënuar me forcë, dëshmon se pushteti, duke përdorur edhe mashat e veta në drejtësi, kërkon që të mbyllë derën e të vetmit zë pjesërisht të pavarur, siç është media.
Ky intimidim i gazetarëve e dimë se ku e ka burimin: te gjuha arrogante dhe fyese e kryeministrit. Te rekordi i tij i zi në raport me gazetarët, te mbyllja antiligjore e Agon Channel dhe sekuestrimi i Ora Neës, te shantazhi ndaj Lapsi.al për publikimin e listeve të patronazhistëve, për sulmet kibernetike ndaj Syri.net, apo portaleve të tjera, që nuk i bien fyellit në vrimën e qeverisë.
Janë këto qëndrime që kanë çuar në në rënies e treguesve të lirisë së medias në Shqipëri sipas Reporterëve pa Kufij.

Në raportin e fundit kjo organizatë thekson: Veçanërisht të kërcënuar janë gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin. Gratë gazetare, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të profesionit, përballen me ngacmime në internet.

Vetëcensura është e përhapur.
Partia Demokratike i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe institucioneve të Bashkimit Europian të reagojnë për shkeljen flagrante të lirisë së shtypit dhe të shprehjes në një vend kandidat.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.