Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës, një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi në aksin Lezhë-Laç mëngjesin e kësaj të premte.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Spiten, ku dy automjete në rrethana ende të paqarta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në dy anët e parcelave në anësore.
Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona, një shtetas nga Fushë Kuqja e Kurbinit, dhe një shtetas francez. Ky i fundit u dërgua te Trauma për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Sakaq i plagosurit tjetër raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merret në pyetje nga policia.
Një hetim është ngritur lidhur me rastin.




