PL, Blushi: Arrestimi i drejtorit të “rrugëve të florinjta” dëshmon se qeveria e Ramës është e zhytur në korrupsion

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, z.Tedi Blushi

Arrestimi i sotëm i Drejtorit të Autoritetit të “Rrugëve të florinjta”, Evis Berberi me akuzën e korrupsionit, si dhe faktimi në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të grabitjes dhe shpërdorimit të rreth 6 milion euro nga drejtuesit e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare janë dëshmia më e freskët se Qeveria e Edi Ramës është zhytyr pa kthim në zhvatjen e pandalshme të taksave të shqiptarëve.

 

Korrupsioni i shfrenuar dhe skizofrenik është përhapur në të gjitha institucionet.

 

Është kjo arsyeja pse sot shqiptarët festojnë edhe më të varfër se një vit më parë, pse ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, pse çmimet e ushqimeve, barnave dhe të energjisë janë shumë herë më të larta se në rajon, sepse i vetmi qëllim madhor i Qeverisë është grabitja pa pushim e shqiptarëve.

 

Me Edi Ramën kryeministër Shqipëria vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur e para në kontinent dhe e dyta në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite.

 

Vetëm vlera e grabitjes më të fundit të bandës së “rilindasve” që drejtojnë sot KESH-in është barabartë me masën e pensionit mesatar të rreth 23 mijë pensionistëve në qytet apo të rreth 42 mijë pensionistëve në fshat.

 

Ndërkohë që vlera e dy kilometrave të florinjta të rrugës së shembur Korçë-Ersekë që ka “qethur” Belinda Balluku me Berberin e ARRSH-së të arrestuar sot për korrupsion janë të barabarta me masën e pensionit mesatar të rreth 40 mijë pensionistëve në qytet apo të rreth 72 mijë pensionistëve në fshat.

 

Mjaftonin vetëm këto miliona euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsionit, aferave dhe keqmenaxhimit për të ndryshuar jetën e dhjetëra mijëra pensionistëve në mbarë vendin, që mezi shtyjnë muajin për të blerë ushqimet, ilaçet dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.

 

Pensionistët shqiptarë janë sot shtresa më e vjedhur, më goditur, më e varfër, më e diskriminuar dhe më e pambështetur!

 

Ndërkohë që vetëm drejtorëve të arrestuar të Edi Ramës, pa llogaritur atë vetë dhe ministrat e tij, u zbulohen pasuri përrallore dhe miliona euro në llogaritë bankare, pensionistët shqiptarë në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Boterore në 6.85 USD në ditë.

 

Për një pensionist në qytet pensioni i pleqërisë është 605 lekë në ditë, ndërsa pensioni i pleqërisë në zonat rurale është 360 lekë në ditë ose sa gjysma e nivelit të varfërisë.

 

Qeveria e “Rilindjes” i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në 7,489 lekë/muaj ose rreth 90,000 lekë në vit dhe në zonat rurale i ka borxh secilit pensionist 3,238 lekë/muaj ose rreth 39,000 lekë në vit për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

 

Në këtë situatë kaq kritike për shëndetin dhe jetën e pensionistëve, Partia e Lirisë dhe grupi i saj i ekspertëve të saj ekonomikë dhe ligjorë, garantojnë rreth 700 mijë pensionistë në mbarë vendin se nesër në pushtet vetëm duke ndalur korrupsionin e shfrenuar dhe skizofrenik të “Rilindjes” do të lëvrohen nga shteti të gjitha fondet e domosdoshme për të ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre, me pensione, shërbime dhe trajtim dinjitoz.

 

Do të mjaftonin që 3,3 miliard euro në vit apo 13.2 miliard euro në 1 mandat 4-vjeçar, të cilat nuk mblidhen dhe administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht nga Edi Rama dhe Qeveria e “Rilindjes”, të mblidhen dhe të përdoren për rritjen e pagave dhe pensioneve, për ndihma ekonomike, subvencione për fermerët, për investime dhe shërbime dinjitoze sidomos ndaj më të pamundurve, për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen e shqiptarëve.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.