Nga Petrit Vasili:
21 mije te rinj me pak te punesuar nga mosha 15-29 vjeç dhe shtohen 27 mije pensionist te punesuar mbi 64 vjeç.
Shifra, qe thone gjithshka!
Shifrat tregojne humbjen e plote te shpreses se te rinjve dhe hallin e mbijeteses, qe detyron pensionistet te punojne per luftuar mjerimin ekonomik sepse qeveria e delenxhinjve te Rames nuk ofron asnje ndihme.
📌Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. .
📌Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022.
📌Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022.(monitor)
Me kete qeverisje antikombetare dhe te korruptuar deri ne palce Shqiperia po zhbehet ne menyre tragjike.
Shpresa e vetme eshte largimi dhe denimi i ketyre shushunjave rilindase, qe ushqehen me djersen dhe gjakun e shqiptareve te thjeshte dhe pensionisteve te varfer.



