Sot në orën 13:00 pritet të mblidhet grupi parlamentar i PD-së. Takimi është kërkuar nga kreu i grupit, njëherësh dhe nënkryetari i PD-së Gazmend Bardhi.
Në mbledhje pritet të informohen deputetët për mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.
Në Konferencën e Kryetarëve u vendos që palët të diskutonin për objektet e hetimit për dy komisione hetimore, atë të koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.



