Meta: Berati qarku më i prekur nga tkurrja e popullsisë dhe mbyllja e bizneseve të vogla !

Meta: Është për të ardhur keq situata në të cilën ndodhet popullata në Qarkun e Beratit, sepse Berati në vend që të shkëlqente përsa i takon zhvillimit dhe treguesve ekonomikë, për fat të keq është në krye të disa prej fenomeneve negative që kanë prekur vendin tonë. Berati është një nga qarqet më të prekura nga shpopullimi. Berati është në vend të dytë përsa i përket rënies së numrit të lindjeve me 17%, ndërkohë që mesatarja në shkallë vendi është 12.7%. Në vitin 2021, tkurrja e popullsisë në Berat ishte 2.1% me 2500 persona më pak, në vitin 2022, situata u përkeqësua edhe më tej me 3600 persona më pak.

Berati është qarku i dytë me numrin të madh të bizneseve të vogla të mbyllura, ku nga 2014-2021 bizneset e vogla ranë me 13%.
Qarku i Beratit është më i diskriminuari nga qeveria përsa i përket investimeve në infrastrukturë.
Të gjjtha këto tregues ndikojnë mbi familjet e Beratit, Kuçovës, Dimalit e Skraparit, të cilat për shkak të situatës të rëndë ekonomike dhe sociale kanë bërë që familjet të jenë në rrezik dhe për këtë Berati është një nga qarqet me numrin më të lartë të vetvrasjeve, aborteve dhe divorceve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!