Skandali/ Kush janë dy të dënuarit në organizatë kriminale, drejtora të Pjerin Ndreut (FOTO)

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Kriminel e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë! Mandati i Pirinit qëndron mbi krimin!

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha!
Shumë e turpshme kur Drejtori i Policisë ne Lezhë Alfred Elezi eshtë pjesë e shtabit te Partisë Socialiste e ku mes tyre janë dhe eksponent te krimit organizuar si Eraldo Smaçi personi ne rreth ne krahun e djathtë te fotos e aktualisht Drejtori i Bujqesisë Bashkia Lezhë ish i denuar per pjesmarrje ne organizata kriminale te krimit organizuar…!
Pra Pjerin Ndreu ka bashkuar Policinë e Shtetit me Shtabet e PS…!
Ndjesë se lapsus
Alfred Elezi ne te djathtë e Eraldo Smaçi ne te majtë siq e shikon foton perballë..!

Pershendetje Doktor Berisha !
Uroj të jeni mirë familjarisht.
Informacionin që ju kam derguar pë Drejtorin e Policisë Vendore të qarkut Lezhë Alfred Elezi është plotsisht e vertet.
Në periudhen e zgjedhjeve vendore 14 Maj 2023, Alfred Elezi ka qenë Zv/Drejtori i Policisë për Rendin dhe për “kontributin barbar “në zgjedhje duke dhunuar shtabin e Doktor Pashk Gjoni kandidat i PD, eshtë shperblyer nga Pjerin Ndreu duke e bërë Drejtor Plicie ne shkelje të Ligjit “Për Gradat në Palicin e Shtetit”…!
Tani Alfred Elezi edhe pse Drejtor Policie është bërë pjesë e Shtabit Politik te Partisë Socialiste bashkë me kontigjentët e Krimit Organizuar në qarkun Lezhë.
Faleminderit për mirkuptimin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!