E ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Lili Sula Drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD. Ajo ka folur mbi situatën e arsimit në përgjithësi dhe ka denoncuar propagandën e qeverisë në lidhje me këtë problem.
Lili Sula: Unë ju falënderoj që po i kushtoni vëmendje arsimit. Dhe sigurisht që shtimi i analfabetizmit në vend është më shumë se një kambanë alarmi. Ne kemi thënë këtë edhe si forcë politike në deklaratë të ndryshme, të paktën për shtimin e numrit, por në shqiptarët besojmë më shumë kur flasin ekspertët e huaj dhe të dhenta e PISA-s flasin që është shtuar, përveç përkeqësimit të rezultateve dhe të kompetencave të fëmijëve ne tre fushat e testimit ne lexim, matematikë dhe në shkencë, sigurisht janë përkeqësuar të gjithë ta dhënat e tjera që kanë të bëjnë dhe lidhen pra me analfabetizmin funksional në vend. Kanë të bëjnë më thellimin e diferencës midis fëmijëve që jetojnë ose punojnë në qytet dhe atyre që mësojnë në zonat rurale. Dhe kjo diferenca është edhe më shumë se dy vjet. Janë përkeqësuar të dhëna të tjera që lidhen më klimën shkollore të fëmijës, me ndjesinë e përkatësisë së tij në shkolla, pra sa i përfshirë ndjehet ai në mësim në komunitetin e shkollës. Sa social është rrethi ku ai jeton. Si është klima e bulizmit, konflikteve dhe të dhenve të tjera që në dukej nuk janë kaq të rëndësishme, por për mirëqenien dhe jetën e fëmijës janë vendimtare. Të gjitha këto kanë dalë nga rezultate e PISA-es. Ne jemi një vend tashmë që edhe e kemi deklaruar, jemi pas Uzbekistanit dhe Palestinës….




