Ngjarja e rëndë në Delvinë/ 30-vjeçarja gjendet e varur në tualetin e shtëpisë

Një grua, nënë e një fëmije 9 vjeç është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetëvarur.

 

Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

 

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :