Deputeti i PD Nallbati: Bashën e futën në kurth, e përdorën dhe e mashtruan prap

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon  ka deklaruar se, mazhoranca e mashtroi sërish Lulzim Bashën, në lidhje me amnistinë penale.

Nallbati deklaroi se, opozita do të vazhdojë aksionin e saj nesër në parlament, ashtu siç ka bërë muajt e fundit.

“Mesa duket edhe këtë radhë, si në çdo përpjekje për të bërë një marrëveshje, nuk po e quaj pazar, por marrëveshje, ata e mashtruan prap.

E futën në kurth, e përdorën dhe e mashtruan prap.

 

Unë kam propozuar ndryshime ne nenin 1, 2, 3 dhe asnjë ndryshim në nenin 5, që ka të bëjë me barazimin e faljes mes burrave dhe grave, në bazë të kushtetutës.

 

Ky ka qenë synimi.

 

Ishte parashikuar që të ishte 3 vite burrat për 4 gratë, e propozuan 4 për burrat dhe 5 për gratë. Në këto kushte unë parashikuar që të gjithë ata persona që janë dënuar nga 4 vite e poshtë të përfitojnë uljen respektive.

 

Nuk e kanë pranuar dhe votuar amendamentin tim, Plarent Ndreca ndërtoi një amendament të vetin. Mori një pjesë nga propozimi im, një pjesë nga propozimi i Alibeajt dhe tha se, ky është propozimi i Nallbatit. Në fakt aty u votua amendamenti i Ndreçës.

 

Ne do të vijojmë me aksionin që kemi nisur, nuk mund të tërhiqemi nga kërkesat legjitime për komisionet parlamentare dhe komisionin e reformës zgjedhore’, tha Bledion Nallbati

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :