Caka: Çdo shqiptar ka një mijë e një arsye për të protestuar sot

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u bëri sot thirrje qytetarëve që të protestojnë.

Në një deklaratë për mediat, Caka theksoi se, çdo shqiptar ka një mijë e një arsye për të protestuar.

Sipas saj qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet.

“Nëse ke qoftë edhe një arsye, sado e vogël dhe e parëndësishme mund të të duket, dil e protesto!Dil sot e protesto, eja, sepse shumë shpejt ajo arsye e vogël do kthehet në një problem shumë të madh e të pazgjidhshëm”, tha Caka.

“Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti, me dashje, mos ki shpresë se ata do reflektojnë e do ta rivendosin të drejtën tënde. Bëhu ti ai që zgjidh dhe zgjedh”, theksoi Caka

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :