Xhaferri: As blindimi i Kryeministrisë dhe as Erdogan nuk do e shpëtojnë Edi Ramën nga llogaridhënia!

Nga Besart Xhaferri/

Kryeministria, institucioni që prej një dekade i ka pasur dyert hapur për sekserët e inceneratorëve dhe PPP-ve korruptive, për përfaqësuesit e Sinaloas dhe Ndranghetas, sot është blinduar nga frika e qytetarëve shqiptar që do vërshojnë masivisht në shesh kundër kësaj qeverie.

Edi Rama sot si një eunuk oborri zgjodhi të kërkonte mbrojtje tek idhulli i tij Erdogan, pasi ai është një frikacak dhe e di se çdo 20 Shkurt është dita kur shqiptarët u dëshmojnë autokratëve se kush është zot në këto troje

Edi Rama e di që me ne nuk ka as negociata as pazar dhe se ne do t’a çojmë deri në fund misionin tonë për përmbysjen e këtij narkoshteti.

Së bashku do ja dalim të mbrojmë lirinë
dhe pluralizmin!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :