Një aksident masiv ka ndodhur këtë të hënë në Itali, shkaktuar si pasojë e mjegullës së dendur në autostradën A1 jashtë qytetit verior të Parmës.
Sipas të dhënave të deritanishme janë plagosur 30 persona, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.
Helikopterët sollën menjëherë ndihma me gjak në vendin e aksidentit, raportojnë mediat e huaja. Autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




