Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar protestën kombëtare që do të zhvillohet më 20 shkurt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi theksoi se kjo protestë është e ndryshme nga të tjerat. Ai tha se kjo protestë lidhen me një moment historik të daljes së qytetarëve në shesh për lirimin e të drejtave.
“Protestat kanë ngjashmëritë e tyre, por kjo protestë ka atipizmin e vet. Nuk është si protestat e tjera. Kjo protestë lidhet me momentin historik të daljes së qytetarëve apo të forcave politike. Në Shqipëri mungojnë të drejtat politike”, tha ai.




