Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Korçë, në afërsi të fshatit Belorta.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe raportohet për disa të plagosur. Njëri prej personave të përfshirë në aksident ka mbetur i bllokuar në mjet.
Policia ndodhte në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e aksidentit.




